Lidhje

Një i plagosur në Kenia gjatë protestave kundër karikaturave të Profetit Muhamed


Policia e Kenias hapi zjarr ndaj qindra njerëzve që domonstronin kundër karikaturave të Profetit Muhamed, ndërkohë që protestat në të gjithë botën myslimane nuk duken se kanë ulur intensitetin e tyre.

Të paktën një person u plagos dje në Kenia kur protestuesit u përpoqën të marshonin drejt ambasadës daneze në Nairobi, duke hedhur parulla kundër Danimarkës dhe duke djegur flamurin danez.

Myslimanët demonstruan dje edhe në qytete të tjera në Lindjen e Mesme si dhe në Indi, Pakistan, Afganistan, Bangladesh, Malejzi dhe Venuzuelë.

Në Francë, një organizatë myslimane tha se do të ngriste padi kundër gazetave franceze që publikuan karikaturat, njëra prej të cilave e paraqet Profetin Muhamed me një çallmë në formë bombe.

Kryeministri malejzian, Abdullah Ahmad Badawi, tha dje në një konferencë ndërkombëtare se bota myslimane dhe perëndimi duhet të mos vazhdojnë ta paraqesim njëri tjetrin si djallëzor por ta pranojnë njëri tjetrin si të barabartë.

XS
SM
MD
LG