Lidhje

Rrëmbyesit e gazetares amerikane kërkojnë lirimin e të gjitha grave të burgosura irakiane


Televizioni kuvajtian njofton se rrëmbyesit irakianë të gazetares amerikane, Xhill Kerroll, kanë kërcënuar se do ta vrasin atë nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen brenda 26 shkurtit.

Rrjeti televiziv Al-Rai citoi dje burime të afërta me rrëmbyesit të kenë thënë se rrëmbyesit e kanë caktuar afatin. Ekstremistët që mbajnë peng gazetaren amerikane kanë kërkuar lirimin e të gjitha grave të burgosura irakiane.

Po dje, të paktën 8 vetë gjetën vdekjen dhe mbi 20 të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një makine bombë pranë një xhamie suni në Bagdad. Zyrtarët në Irak shpallën edhe rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të përgjithshme të 15 dhjetorit, duke konfirmuar faktin që partitë fetare shiite kanë marrë pothuajse shumicën në parlament.

Rezultatet tregojnë se koalicioni mbizotërues shiit, Aleanca Iraku i Bashkuar, ka siguruar 128 nga 275 vendet në parlamentin e ri.

XS
SM
MD
LG