Lidhje

Gripi i shpendëve përhapet nga Azia në Evropë


Zyrtarët e shëndetësisë në Azerbaixhan konfirmuan se shpendët e ngordhur, të gjetur përgjatë brigjeve të Detit Kaspik, ishin prekur nga virusi H5N1. Njoftimin e dha Ministri i Shëndetësisë i Azerbaixhanit duke shtuar se në vendin e tij nuk ka ndonjë rast mes njerëzve.

Një ekspert i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se zyrtarët janë të shqetësuar se virusi është përhapur nga Azia në Rusi, Ukrainë dhe gjetkë. Autoritetet në Bullgari, Greqi, Rumani po ashtu kanë raportuar raste të gripit të shpendëve. Që nga viti 2003 rreth 90 individë në vendet e Azisë juglindore, Kinë dhe Turqi kanë gjetur vdekjen të prekur nga ky virus.//lk

XS
SM
MD
LG