Inspektori Zhak Klousa, i luajtur nga Steve Martin, është një person që ndjell frikë në zemrat e kriminelëve dhe të çdokujt që i del përpara. Disa nga arsyet që shumë njerëz mundohen ta menjanojnë atë janë edhe fodulleku, aftësitë e tij gjuhësore të kufizuara si dhe orientimi i tij fizik terësisht jashtë kontrollit.
Pavarësisht këtyre kufizimeve, ai gjithmonë arrin të zbulojë kriminelët sipas stilit të tij. Por së paku deri tani. Vrasja e trajnerit të skuadrës franceze të futbollit Iv Gluant dhe vjedhja e unazës së famshme që ai mbante “Pink panther” shkaktojnë një sensacion në media. Ai le pas ish te dashuren e tij, yllin e muzikës pop Xania, luajtur nga Bjonce Nouls. Në skenën e krimit shfaqet inspektori Klousa, i cili endet nga Parisi ne Nju Jork ,ne kerkim te krimineleve. Në listën e kriminelëve të mundëshëm futet edhe ish e dashura, Xania. Filmi del sot ne kinemate amerikane...
Po sot del ne kinema edhe filmi “Firewall” me aktorin Harrison Ford në rolin e një specialisti të sigurisë për kompjuterat në një bankë të quajtur Xhek Stenfild. Ai mban një pozitë të lartë në bankë dhe gëzon reputacion për ndërtimin e sistemit kompjuterik më të sigurtë kundër vjedhjeve në industrinë e bankave. Ai gëzon një jetë të mirë së bashku me gruan e tij arkitekte, Beth, dhe dy fëmijët. Por sistemi kompjuterik që ai ka ndërtuar ka një dobësi që atij i ka kaluar pa vënë re. Ndërkohë, një hajdut bankash mjaft i përgatitur, Bill Coks, i luajtur nga Pol Betani, ka zbuluar difektin në sistemin e mbrojtjes. Së bashku me një grup mercenarësh ai merr nën kontroll shtëpinë e Stanfield duke mbajtur peng nje familjen e Xhek për të realizuar grabitjen e rreth 100 milion dollarëve nga banka. Por grabitësit i vënë detyrë Xhek që të depërtojë sistemin që ai vet ka ndërtuar dhe të transferojë fondet në numrin e llogarisë së kriminelëve, ose për ndryshe vihet në rrezik jeta e gruas dhe fëmijëve të tij....