Lidhje

Serbët e Kosovës demonstrojnë para ambasadës britanike në Beograd


Disa qindra serbë të Kosovës demonstruan para ambasadës britanike në Beograd për të protestuar komentet e një diplomati të lartë britanik, për të cilin ata thonë se la të kuptohet se mbështet pavarësinë e Kosovës.

Demonstruesit u zemëruan nga njoftimet se Drejtori Politik i Ministrisë së Jashtme britanike, Xhon Souers, u tha udhëheqësve serbë të Kosovës të hënën se zgjidhja përfundimtare duhet të respektojë vullnetin e shumicës së banorëve të Kosovës.

Kryeministri Vojisllav Koshtunica, i cili u takua me diplomatin Souers, e akuzoi atë për qëndrim të njëanshëm, pa filluar ende bisedimet për statusin e ardhshëm të Kosovës. Zoti Koshtunica theksoi se çdo përpjekje për të imponuar një zgjidhje do të ishte trysni e papranueshme ndaj një shteti demokratik dhe do të përbënte shkelje të ligjeve ndërkombëtare.//lk

XS
SM
MD
LG