Lidhje

Irak: Masa të rrepta sigurie në prag të Ditës së Ashures


Autoritetet irakiane kanë vendosur masa të rrepta sigurie brenda dhe përreth Bagdadit dhe qytetit të shenjtë Karbala ku pelegrinë myslimanë shiitë po mblidhen për një ceremoni të rëndësishme fetare.

Zyrtarët parashikojnë që dy milionë pelegrinë të grumbullohen nesër për ditën e Ashures, që shënon martirizimin e shekullit të shtatë të Imam Husseinit, një nga udhëheqësit më të respektuar shiitë.

Trupat qeveritare nuk lejojnë automjete të hyjnë në Karbala dhe kontrollojnë imtësisht pelegrinët para se të hyjnë në qytet. Policia në Bagdad vendosi gjithashtu masa të rrepta sigurie në distriktin Kadhimiya, një vend tjetër ku do të mblidhen pelegrinët dhe vendosi postblloqe përreth qytetit.

Megjithë masat e sigurisë, ministri irakian i arsimit të lartë u bë objekt i një sulmi me bombë në Bagdad. Ai shpëtoi, por tre vetë u plagosën. Në të kaluarën, kryengritësit kanë sulmuar pelegrinët gjatë ditës së Ashures. Në vitin 2004, rreth 170 persona gjetën vdekjen.//lk

XS
SM
MD
LG