Zëri i Amerikës: Përse futbolli amerikan është kaq popullor në Shtetet e Bashkuara, por thuajse nuk ndiqet në vendet e tjera?
Parke Brewer: Është sport që e ka zanafillën në Shtetet e Bashkuara. Sporti më i afërt me futbollin amerikan është regbia, megjithatë unë besoj se futbolli amerikan e ka prejardhjen nga futbolli evropian. Por përse futbolli amerikan nuk është popullor në pjesë të tjera të botës? Në të vërtetë, po bëhet popullor në disa vende.
Veçori e futbollit amerikan është se kërkon paisje të rënda mbrojtëse dhe sport në të cilin kontakti fizik ndërmjet lojtarëve është plotësisht pjesë e lojës. Ndryshe është puna tek bejzbolli, futbolli evropian, apo basketbolli etj., ku kontakti nuk lejohet. Nga të 11 lojtarët e sejcilës palë në fushë, vetëm për quarterback apo qendërmbrojtësin, i cili do të përshkruhej edhe si organizatori i skuadrës, janë përcaktuar disa rregulla për të ndihmuar disi në mbrojtjen nga kontakti.
Zëri i Amerikës: Po cila është historia e futbollit amerikan?
Parke Brewer: Ai i ka fillesat rreth viteve 1820 me ndeshjet në univesitetet Princeton dhe Harvard. Futbolli amerikan modern rrjedh drejtpërdrejt nga një ndeshje ndërmjet Universiteteve Harvard në shtetit Massachussetts dhe McGill të Kanada në vitin 1874. E veçanta e kësaj ndeshjeje ishte se u ndoqën rregullat e regbisë dhe jo të Federatës Britanike të Futbollit. Deri në vitet 1970 bejzbolli ishte sporti më i rëndësishëm në Amerikë. Pikërisht thotë ai në këtë periudhë i ka fillesat dhe futbolli profesionist.
Bejzbolli ishte siç thuhej argëtimi i preferuar i amerikanëve. Në vitet ‘70 filluan grevat e lojtarëve të bejzbollit të ciltë kërkonin gjithnjë e më shumë para. Ndërprerjet e gjata të sezonit e ftohën mjaft publikun dhe pikërisht në këtë kohë doli në skenë edhe futbolli profesionist amerikan. Një faktor tjetër që e bën futbollin popullor, është vëmendja që i kushtohet një ndeshjeje. Kampionati i futbollit amerikan ka vetëm 16 ndeshje, ndërkohë që në basketboll dhe hokej mbi akull çdo ekip luan rreth 80 ndeshje për sezon ose në bejzboll luhen 162 ndeshje. Kjo ka sjellë përqendrim më të madh tek sejcila ndeshje futbolli. Përqendrimi ka qenë faktor që e ka nxitur Ligën Kombëtare të Futbollit të cakojë vetëm një ndeshje në javë për çdo skuadër dhe vetëm të dielën. Dhe nga të gjitha ndeshjet e javës, vetëm një ndeshje luhet të hënën mbrëma.
Zëri i Amerikës: Po superbowl-i? Si do ta përshkruanit superbowl-in?
Parke Brewer: Kurse sa i përket superbowl-it, kjo ndeshje nuk është vetëm finalja e kampionatit. Ajo është kthyer në një ngjarje të madhe. Shumë amerikanë që nuk shohin asnjë ndeshje gjatë sezonit, mblidhen me familjarë, të afërm e miq për ta ndjekur atë.
Edhe më të apasionuarit e këtij sporti, ndoshta vetëm një herë në vit e ndjekin ndeshjen më tepër se për gjithçka për reklamat që transmetohen nga kompanitë e ndryshme.
Nga rreth 140 milionë shikues, një pjesë e mirë tyre janë më të interesuar për reklamat televizive dhe grupet e ftuara muzikore pas ndeshjes. Synimi i kompanive është efekti më i fortë dhe afatgjatë tek shikuesit lidhur me prodhimet e tyre. Për 30 sekonda transmetim, ato paguan sivjet 2,5 milionë dollarë. //az//