Kryeprokurorja e Gjykatës së OKB-së për Krimet e Luftës, Karla del Ponte, tha se Serbia nuk po bën sa duhet për të nxjerrë para drejtësisë personat e akuzuar për krime lufte.
Zonja del Ponte tha se ajo kërkon të shohë rezultate konkrete në përpjekjet për gjetjen e komandantit të serbëve të Bosnjes Ratko Mlladiç dhe 5 të pandehurve të tjerë që nuk janë kapur ende. Ajo i bëri këto komente në Beograd pas takimit me zyrtarë serbë, mes të cilëve edhe Ministri i Mbrojtjes Zoran Stankoviç.
Gjykata e Hagës këmbëngul që gjenerali Mlladiç fshihet në Serbi. Zyrtarët në Beograd thonë se nuk e dinë se ku ndodhet ai. Bashkimi Evropian ka kërcënuar të anulojë bisedimet e planifikuara për këtë muaj me Serbinë e Malin e Zi, në se bashkëpunimi me Gjykatën e Hagën nuk përmirësohet. //rd//