Lidhje

Negroponte: Al-Kaida vazhdon të përbëjë kërcënimin kryesor për Shtetet e Bashkuara


Zyrtari më i lartë amerikan i zbulimit thotë se al-Kaida vazhdon të përbëjë kërcënimin kryesor për Shtetet e Bashkuara. Drejtori i Zbulimit Kombëtar, Xhon Negroponte, i tha Komisionit të Senatit amerikan për Zbulimin se një pjesë e mirë e udhëheqjes së al-Kaidës është eliminuar, por elementë qenësorë vazhdojnë të kërkojnë të kryejnë sulme terroriste kundër Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera.

Zoti Negroponte tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara besojnë se Irani ende nuk ka një armë bërthamore dhe as materialin e nevojshëm për të prodhuar një armë të tillë. Por ai tha se rreziku që Irani do të sigurojë një armë bërthamore dhe të jetë në gjendje ta integrojë atë me raketat ekzistuese balisitike është çështje shqetësuese.

Shefi i zbulimit amerikan tha se ka të ngjarë të jetë e vërtetë se Koreja e Veriut ka armë bërthamore dhe se Pheniani përbën kërcënim për të përhapur teknologjinë e armëve bërthamore në gjithë botën.

Zoti Negroponte mbrojti edhe programin e Washingtonit për përgjim të brendshëm, duke e cilësuar atë si rrugën për të eliminuar kërcënimin nga terroristët ndërkombëtarë në mënyrën më të shpejtë dhe më të efektshme.

XS
SM
MD
LG