Policia serbe e Bosnjës bëri një kontroll në zonën e Zepas në Bosnje-Hercegovinën lindore në kuadër të një kërkimi, që përfundoi pa sukses, për të dyshuar për krime lufte.
Një zyrtar i lartë i policisë tha se operacioni pasoi marrjen e një informacioni të besueshëm se të dyshuar për krime lufte mund të fshihen në zonë. Ai tha se gjatë kërkimeve u gjetën informacione, që mund të ndihmojnë operacione të tilla në të ardhmen, por ato nuk arritën të gjejnë ndonjë person të dyshuar për krime lufte.
Ndërkohë, zyrtarët rusë i paraqitën Gjykatës së Hagës për krimet e luftës dokumentat që mbështesin kërkesën e ish presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç për t’u lejuar të shkojë në Moskë për arsye shëndetsore.
Prokurorët e kanë kundërshtuar kërkesën e ish udhëheqësit jugosllav, duke thënë se nuk ka garanci që ai do të kthehet në Hagë për t’u gjykuar. Millosheviçi përballet me më shumë se 60 akuza për krime lufte dhe krime kundër njerzimit për rolin e tij në konfliktet e Ballkanit në vitet 90-të.