Pakistani u parqiti diplomatëve amerikanë një notë proste për një sulm mesa dukert amerikan që shkaktoi vdekjen e të paktën 18 vetëve, përfshirë gra dhe fëmijë, në një rajon fisnor pranë kufirit me Afganistanin.
Duke cituar burime të paidentifikuara të zbulimit, mjetet amerikane të informimit thonë se sulmi që u krye të premtën në mëngjes, kishte në shënjestër Ajman al-Zauahirin, zëvendësin e Osama bin Ladenit.
Deri tani, nuk ka patur konfirmim zyrtar nga Uashingtoni për përfshirjen amerikane në sulm ose nëse sulmi kishte në shënjestër al-Zawahirin.
Ministria e jashtme e Pakistanit lëshoi një deklaratë, në të cilën dënohet vrasja e civilëve, dhe mijëra banorë të rajonit fisnor morën pjesë në protesta anti-amerikane.
Zyrtarët pakistanezë thonë se numri 2 i al-Kaidës nuk ishte në fshatin Damadola në kohën e sulmit dhe rrjeti televiziv al-Arabija me bazë në Dubai citon burime të besueshme, siç i cilëson ai, të kenë thënë se Zauahiri është ende gjallë. (xh)