Lidhje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës takohet me Nënsekretarin e Shtetit Nikolas Bërns


Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi u takua dje në Uashington me Nënsekretarin e shtetit Nicholas Burns.

Sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit në takim u diskutua rreth gjendjes në Kosovë dhe bisedimeve për statusin e saj.

Gjatë takimit nënsekretari Burns theksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për të dërguarin e posaçëm të OKB-së për bisedimet e statusit Marti Ahtisari dhe u bëri thirrje autoriteteve në Kosovë të bëjnë më shumë për mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe decentralizimin e pushtetit. //rd//

XS
SM
MD
LG