Lidhje

Një ish prokuror i Hagës bëhet avokat mbrojtës për gjeneralin Ante Gotovina


Një ish prokuror i gjykatës së Kombeve të Bashkuara në Hagë iu bashkua grupit të avokatëve mbrojtës të një të dyshuari kryesor të luftës në Kroaci i cili pret të dalë para gjykatës ndërkombëtare.

Greg Kehoe pritet të njihet zyrtarisht is një nga avokatët e gjeneralit Ante Gotovina kur gjykata të filloi seancën e dëgjimit në janar. Zoti Kehoe ishte prokuror në gjykimin e gjeneralit kroat Tihomir Blaskiç, i cili kreu 9 vjet burg pasi u dënua nga gjykata e Hagës.

Gykata e ka akuzuar gjeneralin Gotovina në vitin 2001 nën akuzat për përgjegjësi në vrasjen e 150 civilëve serbë gjatë ofensivës së ushtrisë kroate në vitin 1995 ndaj zonave të kontrolluara nga serbët në Kroaci.

Autoritetet spanjolle e arrestuan gjeneralin Gotovina në ishujt Kanarie në fillim të këtij muaji. Ai i ka mohuar akuzat.

XS
SM
MD
LG