Koreja e Veriut tha se do të forcojë mbrojtjen ushtarake, përfshirë mjetet frenuese bërthamore, për t’ju kundërvenë asaj që Pheniani e quan përpjekje amerikane për të përmbysur qeverinë.
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme koreanoveriore dënoi sot Uashingtonin, i cili sipas tij po e vazhdon ofensivën kundër Koresë së Veriut në aspektin e të drejtave të njeriut. Deklarata e zëdhënësit, e transmetuar nga Agjencia zyrtare Koreane e Lajmeve, thotë se ofensiva është pjesë e planit të Uashingtonit për rrëzimin e regjimit komunist. Pheniani e ka shkallëzuar sulmin verbal kundër Shteteve të Bashkuara pas miratimit muajin e kaluar nga OKB-ja të një rezolute ku shprehen shqetësime serioze rreth gjendjes së të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut.// lk