Zyrtarë të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Departamentit Amerikan të Thesarit thonë se megjithë çmimet e larta të naftës, janë përmirësuar parashikimet për rritjen ekonomike botërore për vitin 2006.
Dje në Uashington, drejtori menaxhues i FMN-së, Rodrigo De Rato, tha se ritmi i rritjes ekonomike është përshpejtuar si në vendet në zhvillim ashtu edhe në vendet e zhvilluara, përfshirë Evropën, Kinën, Shtetet e Bashkuara dhe Amerikën Jugore.
Ai u bëri thirrje politikanëve të përfitojnë nga rritja ekonomike dhe interesat e ulëta të huave, për të zbutur pabarazitë botërore me potencial destabilizues.
Udhëheqësi i FMN-së ishte veçanërisht optimist për Brazilin, vendi me ekonomi më të madhe në Amerikën Latine. Ditën e martë Brazili njoftoi se do t’i paguajë FMN-së të gjithë borxhin prej 15 miliardë e 500 milionë dollarësh, brenda këtij viti.
Nga ana e tij sekretari amerikan i thesarit, Xhon Snow, tha se ekonomia amerikane vazhdon të jetë e fortë, megjithë çmimet e larta të naftës dhe uraganëve shkatërrimtarë në pjesën amerikanë të Gjirit të Meksikës.