Policia irakiane thotë se persona të armatosur kryen një sulm në një spital në qytetin verior të Kirkut dhe liruan një të plagosur, i cili ishte ndaluar nën akuzat për komplotin e vrasjes së një gjykatësi të gjyqit të Sadam Husein-it. Një zyrtar i lartë i policisë tha se tre roje u vranë dhe 6 të tjerë u plagosën gjatë sulmit që u krye sot në orët e para të mëngjesit.
Në një tjetër incident, një ushtar amerikan u vra, kur makina me të cilën ai po udhëtonte hasi dje në një minë pranë qytetit perëndimor të Habanias.
Ndërkohë, në Londër, Sekretari i Jashtëm britanik Jack Straw tha se britania nuk munde t’i përmbushë kërkesat e rrëmbyesve që kanë kapur një aktivist britanik të paqes dhe tre pengje të tjerë nga vende perëndimore. Zoti Straw tha se asnjë qeveri nuk do të mund t’i përmbushte kërkesat e tyre. Rrëmbyesit kanë kërcënuar se do t’i vrasin pengjet, në se nuk lirohen të burgosurit irakianë në burgjet e Shteteve të Bashkuara dhe ato irakiane deri nesër.