Lidhje

Izraeli dhe Autoriteti Palestinez ranë dakord të rihapin Rripin e Gazës


Izraeli dhe Autoriteti Palestinez ranë dakord të rihapin Rripin e Gazës dhe të lejojnë një lëvizje më të lirë të palestinezëve. Sipas marrëveshjes, pikëkalimi kufitar Rafah do të arministrohet nga zyrtarët palestinezë dhe egjiptianë nën mbikqyrjen e vëzhguesve evropianë.

Izraeli mund ta vëzhgojë pikëkalimin me anë të kamerave televizive me qark të mbyllur dhe të shprehë kundështimet e tij për njerëzit që kalojnë kufirin por palestinezët do të kenë fjalën e fundit. Veç kësaj, palestinezët do të jenë në gjendje të udhëtojnë midis Bregut Perëndimor dhe Gazës me autobuzë ndërsa së shpejti do të fillojë ndërtimi i një porti detar të Gazës.

Sekretarja e Shtetit Condoleezza Rice thotë se heqja e kufizimit të lëvizjes do të përmirësojë jetën e palestinezëve dhe të izraelitëve: "Ndërkohë që palestinezët do të bëjnë më shumë udhëtime në botën e jashtëme dhe më shumë tregti me fqinjët e tyre izraelitë, jeta e njerëzve të thjeshtë në të dyja anët do të ndryshojë për mirë."

Hapja e pikëkalimit kufitar të Rafahut, tha zonja Rice, është një hap i rëndësishëm për palestinezët: "Ky është një hap i madh përpara për popullin palestinez në lëvizjen e tij drejt pavarësisë në këtë rajon – pra ai do të ketë kontroll në njërën anë kurse në tjetrën egjiptianët. Ky është një kufi ndërkombëtar. Ai do të ketë nevojë për një palë të tretë dhe natyrisht askush nuk dëshiron që ku kufi të jetë i pasigurt. Prandaj unë besoj se secili do të bashkëpunojë sa më shumë që të jetë e mundur."

Megjithëse hapja e kufirit të Gazës është një hap i madh, Sekretarja e Shtetit Rice tha se përpara ndodhet ende “një rrugë e gjatë”. Objektivi përfundimtar është dy shtete që të jetojnë përkrah njëri-tjetrit në paqe dhe siguri. Për arritjen e kësaj, Autoriteti Palestinez duhet t’i thotë ndal terrorizmit dhe të vendosë rendin dhe ligjin në territoret palestineze. Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera janë të angazhuara për t’i ndihmuar ata të arrijnë këto objektiva.

XS
SM
MD
LG