Në Shqipëri autoritetet kanë urdhëruar që prej dhjetorit të vitit 2004 bllokimin e disa pasurive të Abdyl Latif Saleh, jordanezit me nënshtesi shqiptare, për të cilin dje departamenti amerikan i thesarit urdhëroi sekuestrimin e pasurive të tij duke e konsideruar si një person të lidhur me terrorrizmin dhe organizatën Al qaeda.
Socialistët vendosën sot menjëherë që të kërkojnë ngritjen e një komisioni hetimor për të gjitha nënshtetësitë e lëshuara nga viti 1992 deri në vitin 1997.
Emri i Abdyl Latif Saleh në Shqipëri nuk është i panjohur, e po ashtu dhe aktiviteti që ai ka patur. Në nëntor të vitit 1999 ai u dëbua nga Shqipëria si person i padëshiruar pikërisht pas informacioneve që shërbimet sekrete shqiptare falë bashkjëpunimit me ato amerikane kishin marrë për lidhjet e tij të mundshme me organizatat terroriste.
Emri i tij ishte i lidhur ngushtë me një tjetër person Yassin Kadi, edhe ky i përfshirë në listat e personave të akuzuar për terrorrizëm. Abdyl Latif, përvecse drejtues i disa organizatave bamirëse ishte dhe drejtues dhe aksioner në disa ndërmmrje me aktivitet ekonomik në Shqipëri.
Në deklaratën e departamentit amerikan të thesarit përmendet kompania e ndërtimit karavan, e cila kishte aksione në dy godinat shumëkatëshe të ndërtuara në qendër të Tiranës, të cilat njihen me emrin Kullat Binjake. Po ashtu sipas deparatmanetit të thesarit Abdyl Latif dhe Yassin Kadi kishin dhe aktivitet në fushën farmaceutike. Që prej dhjetorit të vitit 2004 pronat e të dyve janë bllokuar dhe në listën e gjatë të shoqërive që ata dispononin, llogaritë e të cilave u vunë në konfiskim figuron kompania Karavan dhe një shoqëri tjetër Medicare. Po ashtu të dy figurojnë të kenë emrin dhe në një llogari bankara në një prej bankave që veprojnë në Shqipëri.
Abdyl Latif-it i janë bllokuar në dy ndërtesat në qendër të Tiranës katër apartamente me sipërfaqe 377 metra katror, dhe dy sipërfaqe të tjera në katin nëntokë dhe në katin përdhes të ndërtesave. Sipas departamentit të thesarit Abdyl Latif ngriti në Shqipëri një celule të xhihadit egjiptian dhe në rekrutimin e personave shërbeu si mbulesë shoqata bamirëse Al haramain, e përfshirë në listën e zezë të Kombeve të Bashkuara për organizatat financuese të terrorizmit.
Në muajin mars të këtij viti ministria e Financave, urdhëroi bllokimin e pasurive dhe llogarive bankare edhe të kësaj shoqate së bashku me tre shoqata të tjera islamike. Vendimi i djeshëm i departamentit amerikan të thesarit dhe fakti që Abdyl Latif kishte nënshtetësi shqiptare nxiti sot socialistët në opozitë që të kërkojnë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të gjitha nënshtetësitë e lëshuara nga viti 1992 deri në vitin 1997, nga ish presidenti i asaj kohe Sali Berisha.
Sipas deklarateve të disa viteve më parë të ambsadaorit të shteteve të Bashkuara në Shqipëri, të paktën 5 persona të akuzuar për lidhje me organizatat terroriste kishin përfitur nënshtetësinë shqiptare. Opozita i ka kërkuar presidentit Alfred Moisiu që të nisë proceduart për hejqen e nënshtetësisë shqiptare të gjithë këtyre personave. Por kërkesa e sotme e socialistëve duket qartë se i shërben lojës politike në vend. Abdyl Latif dhe aktiviteti i tij në Shqipëri si dhe fakti i mbajtjes së nënshtetësisë shqiptare nuk janë fakte që u zbuluan tani. Gjatë 8 viteve të tyre në pushtet, socialistët kishin të gjitha mundësitë për ta bërë dhe më parë këtë hetim.