Lidhje

Ndërron jetë gazetari amerikan Peter Xhenings


Të dielën, me vdekjen e gazetarit Peter Xhenings, përfundoi një prej epokave të gazetarisë televizive në Amerikë. Zoti Jennings ishte i fundit i tre gazetarëve të lajmeve kryesore të tre rrjeteve kryesore televizive amerikane, që dominuan lajmet televizive për më se 20 vjet.

Zëri i Peter Xhenings, heshti, 4 muaj pas njoftimit që ai bëri në emisionin e tij se ishte diagnostikuar me një formë agresive të kancerit në mushkëri. Gjatë një pjese të mirë të jetës ai kishte pirë duhan. Zoti Xhenings udhëtoi në mbarë botën, fillimisht si korrespondent dhe më pas si gazetari i lajmeve kryesore të mbrëmjes, duke intervistuar udhëheqës botërorë. Ja disa fragmente nga intervistat e tij.

Me Ajatollahun Khomeini të Iranit pa smarrjes së pengjeve. “Ju po mbani pengje në ambasadën amerikane në Teheran në kundërshtim me gjithë marrëveshjet dhe traditën ndërkombëtare. A do t’i lironi pengjet dhe kur do t’i lironi?”

Me presidentin Bush -- “Një pjesë e njerëzve thonë se në fushatën tuaj ka një element shpagimi, për babanë tuaj?"

I njohur për paraqitjen e thjeshtë të lajmeve, Peter Jennings, e la shkollën e mesme në Kanada në mes dhe u vendos në Shtetet e Bashkuara, para shumë vitesh, duke u bërë shtetas amerikane vetëm para dy vjetësh.

“Ka shumë dallime në vend, por po ashtu në Amerikë ka një tregues të përbashkët, është shoqëria që ushqen shpresën.” I ati i Peter Xhenings ishte gazetari i parë i lajmeve të Korporatës Kanadeze të Transmetimeve kur ajo u krijua në vitin 1930 dhe Peteri i ri, punoi për herë të parë në radio kur ishte vetëm 9 vjeç.

Ai filloi punë për rrjetin ABC në vitin 1964, hapi zyrën e këtoij rrjeti për Lindjen e Mesme në Bejrut në vitin 1968 dhe më pas punoi si korrespondent në Londër dhe Romë. Ai u ngrit në përgjegjësinë e gazetarit të lajmeve kryesore të mbrëmjes në vitin 1983. Gjatë karrierës ai ka raportuar për gjithë ngjarjet e rëndësishme. Ai ishte në Berlin kur u ngrit muri i Berlinit dhe ishte përsëri aty, pas 30 vjetësh kur u shemb muri i Berlinit. Ai ishte në kantierin detar të Gdanskut në Poloni për të raportua rpër lindjen e Solidarnostit. Ai shkoi në Kamboxhi, gjatë vrasjeve të Khmerëve të Kuq dhe në shtator të 2001 ishte në Nju Jork, për të raportuar mbi sulmet terroriste duke qëndruar para kameras për 60 orë.

Ish korresponenti i rrjtit ABC Brit Hume, i cili ka punuar me zotin Jennings, thotë si ai krijoi një shembull të jashtëzakonshëm. “Ai punoi për dekada në disa prej vendeve më të vështira. Ai e njihte botën, në këtë kuptim askush nuk i afrohej. Ai kishte një kuriozitet të pafund për gjithshka, e kombinuar me talentin si gazetar televiziv. Dhe ky kombinim bëri që rrjeti ABC, të mbante vendin e parë për shumë vite me emisionin e tij të lajmeve,” tha gazetari.

Zoti Xhenings dhe dy homologët e tij tët jerë, Dan Rather i rrjetit CBS dhe Tom Broka i rrjetit NBC, ishte fytyrat e lajmeve të televizionit amerikan për mbi dy dekada. Tom Brokaw doli në pension në dhjetor dhe Dan Rather u largua në mars mes një çështje të debatueshme.

Zoti Brokaw thotë se njohuritë e Peter Xhenings për Lindjen e Mesme ishin veçanërisht të thella. Por megjithë konkurencën e lartë, thotë ai, tre gazetarët rivalë ishin miq dhe shpesh i tregonin njeri tjetërit të fshehtat. “Pavarësisht pamjes gjithë besim, Deni, Peteri dhe unë, ndjenim përherë një pasiguri të lehtë në punën tonë, pasi nuk ishim të sigurtë në se do të përballonim dot kohën. Piteri më thoshte : a thua kemi njohuritë e duhura? A thua po bëjmë një punë të mirë?” tregon gazetari.

Peter Xheniings festoi 67 vjetorin më 27 korrik, në shtëpinë e tij në Nju Jork, aty ku vdiq mbrëmë.

XS
SM
MD
LG