Në Shqipëri, partitë politike do të përballen me njëra tjetrën në 6 zona të Durrësit dhe Shijakut. Lufta kryesore është mes kandidatëve të partisë socialiste dhe asaj demokratike. Ashtu si dhe në të gjithë Shqipërinë, edhe në Durrës Partia Demokratike është paraqitur në koalicion me aleatët e saj duke i lënë një zonë partisë së demokratëve reformator, ndërsa socialistët do të mbështesin në proporcional aleatët e tyre. Në zgjedhjet e vitit 2001 nga 6 zonat socialistët fituan në 5 prej tyre. Por këto rezultate ashtu si dhe në zgjedhjet për pushtetin vendor të fituara po nga socialistët, janë kundërshtuar nga opozita e djathtë, e cila ka akuzuar për manipulime.
Intervistë me Kryetarin e Partisë Socialiste, zotin Gazmir Bizhga dhe Kryetarin e Partisë Demokratike zotin Armando Teliti.
Zëri i Amerikës: Zoti Bizhga, në votimet e vitit 2003 Durrësi ishte një nga pikat më problematike përsa i përket problemit të listave. Çfarë masash janë marrë këtë herë në mënyrë që askush të mos mungojë të votojë për shkak të mangësive në lista?
Gazmir Bizhga: Përsa i përket procesit të hartimit të listave në qytetin dhe rrethin e Durrësit, siç e dini, sipas ligjit, ajo ngarkon njësitë e pushtetit vendor, të cilat tetë prej tyre qeverise nga PS dhe dy prej tyre nga PD dhe një e pavarur. Me sa informacione zotërojmë, përfaqësuesit tanë politikë në njësitë vendore përkatëse dhe më tepër në Bashkinë e Durrësit, që është edhe njësia vendore më e madhe dhe natyrisht, që problematika është edhe më e madhe, kanë bërë maksimumin për zbatimin përpikmërisht të ligjit përkatës për hartimin e listave zgjedhore dhe afatet kohore që ka përcaktuar ligji kanë qenë tejet korrekte, pavarësisht sepse mund të ketë patur edhe anomali përsa i përket shtirjes gjeografike që ka qyteti ynë, zonave informale dhe problematikave që përgjithësisht shoqërohen në këto zona që janë të ditura për Shqipërinë. Megjithatë, nga drafti i listave paraprake, si dhe nga listat përfundimtare, si dhe nga listat që janë miratuar, kemi konstatuar që difektet janë të natyrave teknike, nuk përbëjnë difekte të natyrave të rënda politike dhe janë listat më të mira që ne kemi patur gjatë këtyre viteve të pluralizmit në Shqipëri, përsa i përket njësitë vendore të Durrësit, për arsye se njësitë e tjera janë më të vogla dhe për këtë arsye, edhe problematike është më pakët. Pra, partitë politike, sipas këtij ligji, nuk kanë qenë absolutisht të ngarkuara të merren me hartimin e listave zgjedhore. Ne kemi qenë të gatshëm për të bashkëpunuar me Komisionit Hetimor parlamentar të ngrtiur posaçërisht për këtë çështje, ku kemi dërguar pesë ekespertët tanë si përfaqësuesit e PS. Nga raporti që kemi patur, si nga ekspertët e Partisë Demokratike edhe nga ekspertë vendorë të Bashkisë, ata nuk kanë gjetur difekte thelbësore përsa i përket draftit të listave të zgjedhësve.
Zëri i Amerikës: Zoti Teliti, një nga problemet e qytetit tuaj është legalizimi i banesave informale, që shumë herë janë ndërtuar edhe dhe pa kriter, duke ja prishur pamjen dhe shpehshehrë edhe vlerat turistike Plazhit. Çfraë plani ofroni ju për zgjidhjen e këtij fenomeni dhe sa realist është ai?
ARMANDO TELITI: Partia Demokratike, përsa i përket legalizimit, unë besoj që ka programin më të qartë, më pranë edhe interesave të popullatës së ardhur në Durrës në zonën informale, që është zona e kënetës, pasi ne u kemi ofruar atyre legalizimin brenda 6 muajve, legalizim i cili do të bëhet përpara urbanizimit të zonave, të cilat do të urbanizohen më vonë, në një kohë të dytë. Gjithashtu, një përparësi tjetër e programit të PD, është shifra prej 100 deri në 400 mijë lekë të reja, të cilat do t’i paguajnë qytetarët për të realizuar këtë legalizim. Kjo është një shifër absolutisht afër interesave dhe absolutisht e mundur përsa i përket mundësive shumë të pakta që ka popullata e kësaj zone. Dhe ne mendojmë që jemi shumë përpara në këtë pikë, duke konsideruar që PS në ligjin që ka miratuar, të cilin PD gjykon ta amendojë në Pralamentin e ardhshëm, ka vendosur çmimet nga 60 Euro deri në 600 Euro për metër katrore, gjë që është krejtësisht e pamundur dhe e nxjerr jashtë loje këtë ligj, ashtu siç e ka nxjerrë deri tani, pasi legalizimi i tyre me këto çmime, është një gjë tërësisht absurde dhe e pamundur për mundësitë e tyre financiare. Përsa i përket zonave të tjera, PD ka plane të qarta përsa i përket zhvillimit të turizmit, Ne kemi një strategji të qartë për turizmin, ku përfshiehn edhe dhënia me konçesion e sipërmarrjeve, ndërtime turistike, lehtësime fiskale, lehtësimin e procedurave për rritjen e biznesit; kemi parasysh që duhet bërë një ndryshim rrënjësor prësa i përket marketingut dhe promovimit të turizmit, për ta shkëputuar atë nga spontaniteti.
Zëri i Amerikës: Zoti Bizhga, po partia socialiste, çfarë plani ofron për legalizimin e banesave informale?
Gazmir Bizhga: Së pari, unë dua të theksoj që ne kemi miratuar përpara nëntë muajve një ligj, i cili është krejtësisht transparent, jo vetëm për opinionin, por edhe për komunitetin, i cili preket nga interesat e legalizimit. Ligji është i ndarë në katër faza, ku faza e parë konsiston në vetëdeklarimin e shtetasve, të ciltë kanë ndërtuar objekte në zonat informale; faza e dytë është ajo e miratimit nga KRT e atyre zonave informale, të cilat do të legalizohen; faza e tretë është studimi i urbanistikës së zonave përkatëse, dhe faza e katërt është ajo e legalizimit të objekteve që janë ndërtuar këto vjet në ato zona informale. Durrësi, siç dihet ka përfshirë si zonën informale zonën pas shinave të trenit në plazh, zonën e Shkozetit, zona mes Spitallës dhe Porto Romanos, si dhe zonën e Durrësit të ri, megjithëse ne kemi vendosur t’i heqim terminologjinë e ish-kënetës. Përsa i përket çështjes së fazës së katërt, ka një spekullim mjaft të madh, si nga opozita, por edhe nga individët që janë përpjekur ta bllokojnë këtë ligj, për shkak të interesave të ngushta politike, është theksuar që çmimi i tokës që do të paguhet për legalizimin, do të përcaktohet në një ligj të veçantë nga Parlamenti i ardhshëm shqiptar. Kjo do të thotë se ne nuk kemi vendosur për ligjit e legalizimit përkatës as për 60 dhe as 600 Euro, përsa i përket çmimit të truallit për kuadrat. Por jemi të vendosur, që në ligjin e ardhshëm që do të miratohet, çmimi i truallit, vlefta që do të përdoret për legalizim, të mos jetë asnjëherë më e madhe sa vlefta e truallit në vitin 1992, kur ka filluar procesi i formalitetit në ndërtimet në Shqipëri dhe çfarë është më e rëndësishmja, të gjitha të ardhurat që do të mblidhen nga ky proces, nuk do të përdoren as për të paguar mjekët, as për të paguar për shëndetësinë, as për të paguar sigurimet shoqërore, apo sektorët buxhetorë të tjerë, por do të përdoren nga njësitë vendore përkatëse, në të cilat grumbollohen këto të ardhura, për të rigjeneruar, apo ringritur infrastrukturën e nevojshme, qoftë rrugore, apo inxhinierike.
Zëri i Amerikës: Zoti Teliti, Durrësi ka fatin të jetë një qytet-port, pra me mundësi të pafundshme për turizmin dhe rrjedhimisht edhe për fronte pune në këtë fushë, por nga ana tjetër, niveli i papunësisë atje është i lartë. Në se fiton partia juaj, çfarë përparësish do t’i japë zhvillimit të turizmit dhe hapjes së vendeve të reja të punës për të papunët?
Armando Teliti: PD në platformën e saj elektorale dhe më vonë atë qeverisëse, pas fitores së tre korrikut, ka përcaktuar punësimin si gjënë kryesore, si shtyllën kryesore të saj dhe duke e konsideruar punën dhe familjen si shtyllën kryesore të shoqërisë. Normalisht, me punësimin ne kuptojmë uljen e barrës fiskale, krijimin e klimës së biznesit, kthimin e Shqipërisë në vendin me klimën për tërheqëse në Evropë për investimet e huaja. Ne ndodhemi përballë një situate kur në Shqipëri pagohen më shumë taksa se në çdo vend tjetër të Evropës Lindore, në të cilën harxhohen më shumë ditë për të nxjerrë një liçencë, e të tjera. PD do të bëjë të gjitha këto gjëra, duke krijuar shanse dhe mundësira për përgjysmimin e taksave të biznesit të vogël, duke krijuar shanse dhe mundësi me përgjysmimin e taksave të biznesit të vogël, duke krijuar shanse dhe mundësi për të punësuar sa më shumë njerëz në biznesin e volgë dhe t’u krijojë atyre mundësira dhe hapësira të tjera. Gjithashtu, PD është e qartë në këtë pikë edhe për dyfishimin e shpenzimeve për arsimin në buxhetin e shtetit, për përmirësimin e shëndetësisë dhe të infrastrukturës. Ulja e barrës fiskale, do të jetë në maksimumin e vet një e treta e të ardhurave të çdo qytetari. Kjo do të bëjë që këto para të rifuten edhe një herë në qarkullim, duke krijuar vende të reja pune.
Zëri i Amerikës: Zoti Bizhga, për Durrësin shpesherë është folur se është peng i klaneve të pushtetarëve, është folur për monopol të doganave dhe janë kapur disa herë ngarkesa me cigare kontrabandë. Çfarë masash konkrete ka platforma e partisë suaj për të luftuar kundër këtyre fenomeneve?
Gazmir Bizhga: Përsa i përket çështjes së luftës kundër korrupsionit dhe çështjes së të ardhurave financiare, të ardhurat fiskale realizohen nga dogana dhe tatimet, siç dihet, Durrësi është qyteti më i rëndësishëm pas Tiranës, përsa i përket kësaj fushe. Natyrisht, që ne jemi të vendosur ta luftojmë korrupsionin dhe femomene të ngjashme të tij jo nëpërmjet deklaratave politike, por nëpërmjet reformave legjislative që ne tani i kemi nisur, si përsa i përket fushës së doganave, ashtu edhe përsa i përket atyre të tatimeve, gjë që do të thotë që edhe ndalimi i disa rasteve të ngarkesave kontrabandë, ka treguar që vullneti i shtetit për ta luftuar deri në fund këtë fenomen është jo vetëm i hapur, por edhe rezultatet janë krejtësisht konkrete. Nuk dua të bëj krahasime përsa i përket shifrave financiare në të ardhura doganore, apo tatimore, të krahasuar me vitet që qeveriste opozita, por dua të them, që në vitin 1997 ne nuk gjetëm as doganë dhe sa tatime, qofshim si godinë, lere pastaj si të ardhura fiskale; ndërsa sot janë dy-fishuar të ardhurat fiskale, gjë që na ka bërë që jo vetëm të rekuperojmë kohën e humbur, por të jemi edhe shumë më tepër kompetitivë nga sa mendoheshin edhe nga organizma të tjerë ndërkombëtarë, që na monitorojnë, siç është FMN, Banka Botërore, apo qoftë edhe BERZH-i.
Zëri i Amerikës: Zoti Teliti, ndotja e Porto Romanos është një problem shqetësues për qytetin dhe ka tërhequr vëmendjen edhe të organizatave ndërkombëtare, që ndërmorrën edhe një aksion konkret për pastrimin e mbeturinave, duke u bërë apel edhe banorëve të angazhohen edhe ata vetë në aksione. Çfarë masash do merrnit ju për të patur një plazh dhe qytet më të pastër?
Armando Teliti: Natyrisht, që plaga e Porto Romanos është një nga plagët më të mëdha jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan dhe në Evropë dhe ka patur një iniciativë të ambasadës holandeze për këtë çështje. Partia Demokratike mbrotjen e ambjentit dhe krijimin e kushteve për një turizëm modern, i ka të gjitha platformat e saj për turizmin. Ndërkohë unë do të doja të flisja edhe për zgjedhjet dhe fushatën zgjedhore, ku ndodhemi ditët e fundit. Ka patur raste të dhunës nga ana e Partisë Socialiste; zoti Bizhga personalisht ka goditur një anëtar të shtabit, zotin Ferdinand Xhaferri, duke shënuar një rast të paparë, kur një kandidat rreh personalisht një person të krahut tjetër; në datën 26 kanë dhunuar banesën dhe goditur brenda në banesë vëllezërit Çirani për shkakun e vetëm që kishin vendosur në shtëpinë e tyre posterin e kandidatit Olldashi. Ka patur gjithashtu edhe raste të tjera të cilat janë denoncuar edhe në prokurori e gjithashtu edhe në organizmat ndërkombëtare, si OSBE-ja dhe ODIHR-i. Gjithahstu prës ai përket pyetjes që u bë për korrusionin dhe kontrabandën në portin e Durrësit, unë mendoj se zoti Bizhga nuk mund të përgjigjet dot për këtë, pasi klanet që kanë kapur portin e Durrësit janë pikërisht klanet që e kanë kokën tek Partia Socialiste, tek Kryeministri shqiptar Fatos Nano.