Lidhje

Blair merr mbeshtetjen e Berluskonit


Kryeministri italian Silvio Berlusconi thotë se vendi i tij është dakord me planet për të shtuar ndihmën për Afrikën dhe për të trajtuar problemin e ngrohjes globale, përparësi kryesore të programit që Britania po përgatit për takimin e grupit të tetëshes pas disa muajsh.

Pas bisedimeve të sotme në Romë me kryeministrin britanik Tony Blair, zoti Berlusconi tha se ka në plan ta mbështesë programin britanik. Zoti Berluskoni i cilësoi bisedimet me zotin Berlusconi “miqësore dhe konstruktive”. Britania po bën Afrikën një ndër përparësitë e presidencës së saj, si në Bashkimin Evropian, ashtu edhe në Grupin e Tetëshes, ku bëjnë pjesë vendet më të industrializuara të botës dhe Rusia.

Britania ka propozuar mes të tjerash, që vendet e pasura t’ua falin borxhin vendeve të varfra dhe të nxjerrin rregulla tregëtare më të drejta. Zyrtarët thonë se dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu edhe mbi referendumin që do të mbajë Franca të dielën për kushtetutën evropiane.

XS
SM
MD
LG