Qeveria shqiptare miratoi vendimin për privatizimin e kompanisë së vetme të telefonisë fikse Albtelekom. 76 përqind të aksioneve të kompanisë iu shitën me një vlerë prej 120 milion eurosh konsorciumit turk të përbërë nga kompania Turk Telekom dhe Cealik Energy Telecommunication.
Kryeministri Fatos Nano e cilësoi shitjen e Albtelekomit një ndër privatizimet më të suksesshme dhe deklaroi se i gjithë procesi është karakterizuar nga një transparencë e plotë.
Procesi i shitjes së Albtelekomit shqiptar u karakterizua nga debate të ashpra, sidomos për faktin se dy kompanitë turke ishin konkurrentët e vetëm në tenderin e pak ditëve më parë.
Partia Demokratike e opozitës ka deklaruar se në se vlen në fuqi do ta hedh poshtë kontratën.