Lidhje

Komisioni Evropian në ndihmë të Ministrisë së Drejtësisë shqiptare


Në Shqipëri Ministria e Drejtësisë nënshkroi marrëveshjen me Komisionin Europian për një mision te asistencës teknike. Ky është misioni i tretë europian, përvec atij të policisë dhe sistemit të doganave.

Drejtori për Ballkanin perëndimor në Komisionin europian Reinhard Pribe i cili udhëheq edhe bisedimet për marrëveshjen e asocim stabilizimit tha se qëllimi i misionit do të jetë një sistem drejtësie më i pavarur, më i panashëm dhe më profesional. Zoti Priebe ndodhet në Tiranë për takimin vjetor të radhës mes Tiranës dhe Brukselit ku një vend i rëndësishëm i është kushtuar sërish zgjedhjeve të 3 korrikut

Një mision i posacëm i Komisionit europian do të ndjekë nga afër të gjithë zhvillimet e sistemit të drejtësisë shqiptare për të ndihmuar në forcimin e institucioneve të drejtësisë si dhe në përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë europian. Projekti Euralius financohet nga programi Cardsdhe marrëveshja u nënshkrua sot në Tiranë.

Ministri shqiptar i Drejtësisë Fatmir Xhafa tha se se sistemi aktual shqiptar nuk synon vetëm përmirësime në infrastrukturë e trajnim personali. Sipas tij nevoja emergjente nuk është më as hartimi i një legjislacioni të ri për të zëvendësuar atë që u trashëgua nga regjimi i kaluar: "Ne sot jemi përballë sfidës për të realizuar përafrimin e legjislacionit tonë me standartet e BE, për të siguruar qëndrueshmërinë dhe konsolidimin e institucioneve të drejtësisë, për të rritur cilësisht përformancën e tyre në procesin e zbatimit të ligjit me synimin e vetëm forcimin e cilësisë në dhënien e drejtësisë dhe rritjen e besueshmërisë së qytetarit taksapagues ndaj tyre". Ky është misionin i tretë i asistencës i ofruar nga Bashkimi europian për Shqipërinë. Aktualisht ka një mision pranë ministrisë së Rendit, Pameca dhe ai Cam Albania për doganat.

Drejtori për Ballkanin perëndimor në Komisionin europian Reinhard Priebe deklaroi se ky është një shembull i qartë i mbështetjes që i jepet Shqipërisë. Duke vlerësuar nismat e ndërmarra nga ministria e Drejtësisë ai tha se të gjithë presin që këto iniciativa të pasohen nga të tjera dhe do të përkthehen në masa konkrete për sistemin ligjor dhe gjyqësor shqiptar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar: "Qëllimi ynë është të lehtësojmë zhvillimin e një sistemi më të pavaruar, të panashëm, efikas, profesional dhe modern drejtësie. Ne besojmë se ky qëllim do të jamë një ndikim të dukshëm në rikthimin e besimit të popullit në institucionet, dhe në konsoslidimin e demokracisë dhe shtetit ligjor".

Zoti Priebe ndodhet në Tiranë në takimin vjetor Shqipëri-Bashkimi europian ku është bërë një analizë e ecurisë së vendit. Cështja kryesore ka qenë sërish ajo e përgatitjeve për zgjedhjet e 3 korrikut dhe ecuria e procesit, ku është diskutuar për problemin e ngritjes së komisioneve zonale apo dhe të listave të zgjëdhësve.

XS
SM
MD
LG