Pritja mori fund... Episodi i tretë i filmave Star Wars: Hakmarrja e Sith-it filloi të shfaqet dje në kinematë amerikane. Miliona admirues kishin kohë që prisnin me mjaft emocione filmin e ri. Por a do të arrijë ai të thyejë rekordet e shitjeve më parë ? Kylie Minogue, Brad Pitt, Lindsay Lohen dhe Whitney Huston... janë këta disa nga yjet e Hollivudit për të cilët do të mësoni më shumë nga ky material.
Admirues nga mbarë bota ngritën çadra për javë të tëra në Los Angeles të Kalifornisë për të blerë biletat për episodin e tretë të filmit Star Wars. Ky është i gjashti dhe pjesa e fundit e serialeve për realizimin e të cilave u deshën gati 30 vjet. Filmi i parë u shfaq në vitin 1977. Filmi i fundit realizohet tre vjet pas episodit të dytë Star Wars: Attach of the Clones. Meqë është pjesa e tretë e gjashtë të tillave ku pjesa e katërt e pestë dhe e gjashtë kanë dalë vite të shkuara, ka disa pyetje të papërgjigjura si rënia e Republikës dhe sesi heroi Anakin Skywalker u shndërrua në djallëzorin Darth Vader. Filmi i shton sekuencat e luftimeve me shpatat e ndritshme. Aktori Ewan McGregor që luan Obi Wan Kenobe në këtë film thotë se sekuencat me luftime ishin raskapitëse.
Gjatë viteve serialet e Star War-it të krijuara me skenarin dhe regjinë e George Lucas, kanë thyer rekorde në kinematë amerikane dhe kanë realizuar më shumë se 1 miliardë dollarë në mbarë botën. Serialet fituan zemrat e admiruesve besnikë nga mbarë bota shumë prej të cilëve u veshen me kostume sa herë që del një film i ri i serialit. George Lucas thotë se ky film Star War është pak ndryshe. Është pa dyshim filmi më dramatik i serialit. Ka tragjedi dhe të pikëllon. Por në të njëjtën kohë është shumë stimulues. Mendoj se njerëzit që janë të interesuar të dinë se çfarë ndodhi do t’ju pëlqejë shumë pasi tregon sesi u krijua Darth Vader. Episodi i tretë i Luftës së Yjeve: Hakmarrja e Sithit filloi të shfaqet dje në kinematë amerikane.
Kylie Minogue po u kërkon djesë admiruesve për shtyrjen e turneut të saj Showgirl. Këngëtarja australiane u diagnostikua me kancer në gji... i kapur në fazat e para dhe Minogue do të fillojë menjëherë trajtimin.
Brad Pitt i tha revistës GQ se e sheh me nostalgji dhe krenari ish martesën e tij prej katër vjet e gjysëm me Jennifer Aniston. Ai tha se arsyet e ndarjes së tyre janë të komplikuara dhe nuk i mohoi njoftimet për lidhje romantike tani me Angelina Jolie.
Lindsay Lohan thotë se është duke negociuar për të luajtur në filmin Mission Impossible 3 ku do të plotësojë rolin e lënë bosh nga Scarlett Johansson e cila kohët e fundit u largua nga projekti.
Whitney Huston është gati ti kthehet punës... regjisori i saj tha se ajo do të fillojë regjistrimin e një albumi të ri javën e ardhshme.