Sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Rumsfeld ka marrë garanci nga udhëheqja e re e Kirgistanit se Shtetet e Bashkuara mund të vazhdojnë të përdorin një bazë ushtarake në këtë vend të Azisë Qendrore.
Zoti Rumsfeld u takua sot me Presidentin e përkohshëm e Kirgistanit, Kurmanbek Bakiyev gjatë një vizite të shkurtër në Bishkek dhe diskutoi çështjen e bazës ajrore të Gancit jashtë kryeqytetit.
Zoti Bakiyev u tha gazetarëve se ushtria amerikane mund të vazhdojë ta përdorë bazën që shërben për të mbështetur operacionet amerikane në Adfganistan.
Zoti Rumsfeld shkoi në Kirgistan, pasi vizitoi Pakistanin, ku u takua dje me Presidentin Pervez Musharraf, një aleat i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terrorizmit.
Po dje zoti Rumsfeld u takua me Presidentin afgan Hamid Karzai në Kabul dhe diskutoi me të lidhur me sigurinë dhe të ardhmen e forcave amerikane në vend.
Zoti Rumsfeld pritet të kthehet sot në Washington.