Prokurorët ndërkombëtarë në Kosovë ngritën akuza për vrasje ndaj një shqiptari lidhur me shpërthimin në vitin 2001 të një autobuzi, që çonte sërbë në Kosovë.
Një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara thotë se Florian Ejupi u akuzua javën e kaluar për një nga sulmet më të rënda që kryera në Kosovë që kur Kombet e Bashkuara morën nën kontroll administrimin e saj në vitin 1999.
Në atë sulm u vranë 12 sërbë dhe u plagosën më shumë se 20 të tjerë, ndërkohë që udhëtonin nën mbrojtjen e Kombeve të Bashkuara për në një pelegrinazh fetar.