Lidhje

Vaksinimi, Dhimbjet e lindjes


Një studim i kohëve të fundit shpreh shqetësimin se një numër i madh fëmijësh vaksinohen shumë vonë, gjë që shton rrezikun e prekjes nga sëmundje të ndryshme. Mjekët rekomandojnë që foshnjet duhet të marrin afro 20 doza vanksinash në 18 muajt e parë të jetës së tyre dhe vaksinimi i vonuar mund të sjellë pasoja në shëndetin e fëmijëve.

Autorët e studimit rekomandojnë që qëndrat shëndetësore duhet të luajnë një rol kryesor duke u rikujtuar prindërve periudhën e vaksinimit të fëmijëve të tyre. Sarah Henkok nuk do që vajza e saj të fusë mikrobe në gojën e saj. Ajo dëshiron ta mbrojë atë nga sëmundjet.

Kjo është arsyeja që e ka sjellë vajzën për vaksinim. Është e rëndësishme që fëmija të vaksinohet kundër sëmundjeve të tilla si kolla e mirë dhe lija, thotë Sarah.

Këto janë disa prej sëmundjeve që foshnjet vaksinohen për t’u mbrojtur. Gjatë 18 muajve të parë të jetës, një fëmijë ka nevojë për 15 deri 18 vaksina të ndryshme.

Mjekja Elizabeth Luman thotë se këto doza duhet të jepen në kohën e caktuar kur foshnja mbush 2 muaj, 4 muaj, 6 muaj e kështu me radhe. Por ndonjëherë prindërit harrojnë kur vjen koha e vaksinimit. Studimi mbi këtë çështje u krye nga një ekip i kryesuar nga mjekja Elizabeth Luman e programit kombëtar të imunizimeve pranë qëndrës për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.

Studimi analizoi të dhënat e 14 mijë fëmijëve amerikanë, të grumbulluara në vitin 2003. Mjekja Luman thotë se sipas studimit mbi 1 e treta e fëmijëve ishin vaksinuara me 6 muaj vonesë gjatë 2 vjetëve të para të jetës së tyre. Është me rëndësi që fëmijët të vaksinohen në kohën e duhur gjatë 18 muajve të parë të jetës, pasi kjo është periudha kur fëmijët ndodhen në rrezikun më të madh për t’u prekur nga shumë sëmundje të rënda. Nga studimi doli se një grup i caktuar fëmijësh kishte më shumë të ngjarë për t’u vaksinuar me vonesë.

Mjekja Luman thotë se këtë janë fëmijët, nënat e të cilëve nuk janë të martuara ose kanë një arsim nën universitar, ata që nuk janë fëmijë të vetëm në shtëpi dhe ata fëmijë, familjet e të cilëve ndrojnë shpesh qëndrat e banimit e si rrjedhjim edhe mjekun e familjes dhe qëndrat shëndetësore.

Dhimbjet e lindjes

Revista mjekësore e New Englandit botoi këto ditë disa rezultate që sipas studiuesve mund të sjellin ndryshime dramatike në përvojën e grave gjatë lindjes së fëmijëve. Ata thonë se gratë mund të marrin inxheksion për lehtësimin e dhimbjeve të lindjes shumë më herët sesa rekomandohej.

Dhimbjet e lindjes thuhet se janë dhimbjet më të forta që një grua provon në jetën e saj. Dhe ato mund të zgjasin disa orë. Një lloj ilaçi anestezik i injektua në pjesën e mbrapme ofron largimin e shpejtë e të plotë të këtyre dhimbjeve. Por se cila është koha e përshtatëshme e dhënies së këtij ilaçi, kjo ka qënë gjithmonë objekt debati mes mjekëve.

Doktor William Kaman, pranë spitalit Brigham në Boston thotë se gjithmonë është debatuar se dhënie e ilaçit që me fillimin e procesit të lindjes mund të shkaktojë komplikacione, ose një lindje me operacion të tipit Cezerian. Por studimi i ri e hedh poshtë këtë pikëpamje. Mjekët vunë re se gratë që morrën ilaç kundër dhimbjeve që në fazën e herëshme të fillimit të procesit të lindjes ishin në gjendje më të mirë sesa ato gra të cilave iu desh të prisnin deri në momentin e lindjes së fëmijës për të marrë ilaçin kundër dhimbjeve. Studimi tregoi se dhënia e herëshëm e ilaçit nuk çoi në ndonjë shtim të rrezikut për operacion Cezerian.

Gjithashtu gratë që morrën më herët këtë ilaç, lindën me shpejtë e me lehtësi. Ilaçi, thotë mjeku, largon dhimbjet dhe stresin që krijohet nga frika e dhimbjeve dhe si rrjedhim gruaja ndjehet më e shlodhur.

Sipas studimit, një lindje të tillë, nuk shtonte asnjë rrezik për foshnjen. Kjo grua, Xhemi Perez lindi këtë javë fëmijën e saj të dytë. Krahasuar me lindjen e parë, thotë ajo, kjo lindje nuk i shkaktoi thuajse asnjë dhimbje; përvojë që tani mund të provohet nga miliona gra, thotë Xhemi.

XS
SM
MD
LG