Një gjeneral i serbëve të Bosnjes iu dorëzua gjykatës së Kombeve të Bashkuara për Krime Lufte për t’u përballur me akuzat për masakrën në Srebrenicë në vitin 1995.
Gjenerali Vinko Panderuviç është i pandehuri i 10-të që dorëzohet në Hagë që nga tetori, pas politikës së re të qeverisë së Serbisë për të përmirësuar bashkëpunimin me Hagën.
Ai akuzohet për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit për shkak të rolit të tij në vrasjen e rreth 8 mijë burrave dhe fëmijëve myslimanë pasi Srebrenica ra në duart e forcave serbe.
Në një rast tjetër, gjykata i dha afat 30 ditë një ish-oficeri tjetër të serbëve të Bosnjes, Drago Nikoliç për t’u përgjigjur për akuzat për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve të luftës. Edhe këto akuza kanë të bëjnë me masakrën e Srebrenicës. //az//