Çmimet e naftës i kapërcyen sot 57 dollarë për fuçi, mes shqetësimit të vazhdueshëm se OPEK-u nuk do të jetë në gjendje që të qetësojë tregjet duke shtuar sasinë e prodhimit.
Çmimet botërore të naftës kanë arritur shifra rekord ditët e fundit, megjithëse 11 vendet anëtare të OPEK-ut, e shtuan prodhimin.
Më 16 mars, OPEKU e shtoi prodhimin e naftës me 500 mijë fuçi në ditë, nga 27 milion fuçi në 27, 5 milion fuçi. Pavarësisht shtimit të prodhimit, çmimet vazhduan të rriten. OPEKU po konsideron shtimin e kuotës së prodhimit me afro 500 mijë fuçi.
Gjendjes së trazuar të tregut i janë shtuar edhe kërcënimet e sotme të dy sindikatave të naftës në Nigeri për t’u hedhur në grevë. Nigeria është prodhuesi më i madh afrikan i naftës dhe pjestare e OPEKUT.
Këtu në Shtetet e Bashkuara çmimi i naftës është rritur me rreth 12 centë gjatë dy javëve të fundit duke arritur nivele rekord. Çmimet pritet të rriten ndërkohë që shtohet kërkesa gjatë muajve të verës.