Lidhje

Akuza për shkarkim ndaj Presidentit në detyrë të Koresë së Jugut, Han Duck-Soo


South Korea's National Assembly Speaker Woo Won Shik bangs a gavel during a plenary session for the impeachment motion against South Korean acting President Han Duck-soo at the National Assembly in Seoul, South Korea, Dec. 27, 2024.
South Korea's National Assembly Speaker Woo Won Shik bangs a gavel during a plenary session for the impeachment motion against South Korean acting President Han Duck-soo at the National Assembly in Seoul, South Korea, Dec. 27, 2024.

Ligjvënësit e Koresë së Jugut ngritën akuza për shkarkimin e presidentit në detyrë të premten, ndërsa vendi po përpiqet të tejkalojë krizën politike të shkaktuar nga vendimi i paraardhësit të tij për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, një veprim që tronditi botën.

Han Duck-soo mori detyrën e Presidentit në detyrë pasi parlamenti votoi pro shkarkimit të presidentit Yoon Suk Yeol, për shkak të vendimit për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme më 3 dhjetor.

Megjithatë, deputetët e opozitës kërkuan që edhe zoti Han, i cili është edhe kryeministër, të hiqej nga detyra, me arsyetimin se ai kishte refuzuar kërkesat për të përfunduar procesin e shkarkimit të zotit Yoon dhe për ta nxjerrë atë para drejtësisë.

"Mocioni për ngritjen e akuzave për shkarkimin e kryeministrit Han Duck-soo u miratua. 192 ligjvënësit e pranishëm votuan në favor të shkarkimit të tij nga detyra", tha Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Koresë së Jugut, Woo Won-shik.

Numërimi i votave për ngritjen e akuzave për shkarkimin e Presidentit në detyrë u vonua pasi ligjvënësit e Partisë Pushteti i Popullit në pushtet protestuan në parlament pasi zoti Woo tha se duhej vetëm një shumicë e thjeshtë në parlamentin prej 300 vendesh për të miratuar mocionin për ngritjen e akuzave për shkarkimin e Presidentit.

Ligjvënësit e Partisë Pushteti i Popullit filluan të bërtisnin me zemërim dhe shumë prej tyre u vërsulën drejt zotit Woo, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Ata nuk morën pjesë në votim.

Ky është shkarkimi i dytë i një presidenti të Koresë së Jugut në vetëm dy javë, duke thelluar më tej krizën politike në vend.

Ky ishte gjithashtu shkarkimi i parë i një presidenti në detyrë në Korenë e Jugut.

Kreu i Partisë Pushteti i Popullit, Kweon Seong-dong tha pas votimit se zoti Han "duhet të vazhdojë të udhëheqë çështjet shtetërore pa iu nënshtruar miratimit nga opozitia të mocionit të shkarkimit".

Megjithatë, zoti Han tha përmes një deklarate pas votimit se ai "respekton vendimin e parlamentit" dhe do të presë vendimin pasues të Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë çështje.

Opozita tha në mocionin e saj të ngritjes së akuzave për shkarkim se zoti Han "qëllimisht po shmangte hetimin special të atyre që ishin të përfshirë në kryengritje dhe ka shprehur qartë qëllimin e tij për të refuzuar emërimet e tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese".

Veprime të tilla, tha ai, ishin "në shkelje të detyrës së një zyrtari publik për të respektuar ligjin... dhe për t'i shërbyer publikut."

Ministri i Financave Choi Sang-mok do të marrë detyrën e presidentit në detyrë të Koresë së Jugut.

Zoti Choi u ishte lutur ligjvënësve të opozitës që të mos hidhin për votim mocionin për shkarkimin e Presidentit në detyrë Han Duck-soo.

"Një mocion për ngritjen e akuzave për shkarkim të Presidentit në detyrë nuk është i ndryshëm nga një mocion kundër të gjithë kabinetit qeveritar", tha ai në një konferencë për shtypiin me anëtarët e tjerë të kabinetit më herët të premten.

"Ekonomia dhe njerëzit tanë nuk mund të përballojnë thellimin e pasigurisë politike rreth Presidentit në detyrë", tha ai.

Vlera e monedhës së Koresë së Jugut ra në nivelin më të ulët në 16 vite në këmbimet me dollarin amerikan të premten në mengjes. Koreja e Jugut është ekonomia e katërt më e madhe në Azi.

XS
SM
MD
LG