Lidhje

Perëndimi masa për të penguar e bllokuar “flotën hije ruse”


Arkiv
Arkiv

Dymbëdhjetë vende perëndimore kanë rënë dakord rreth masave për të "penguar dhe bllokuar", të ashtuquajturën 'flotë në hije' të anijeve cisternë ruse.

Lajmi u njoftua nga zyrtarë të qeverisë së Estonisë që thanë se me këtë veprim synohet të parandalohet shkeljet e sanksioneve, si dhe që Moskës t’i rritet kostoja e luftës në Ukrainë.

Rreth këtyre masave ra dakord Gjermania, Britania, Polonia, Holanda, pesë vendet nordike si dhe tre shtetet baltike, atje ku të martën pritet të takohen krerët e një force shumëkombëshe ushtarake të përbërë nga 10 vende, që udhëhiqet nga Londra.

Vendet perëndimore kanë vendosur sanksione për një gamë të gjerë anijesh që ata thonë se përdoren nga Moska për të shmangur kufizimet në eksportin e naftës ruse dhe ngarkesave të tjera.

Operimi i ‘anijeve hije’ nuk është i rregulluar me ligj dhe ato nuk kanë siguracion nga kompanitë perëndimore.

"Ne po ndërmarrim hapa të bashkërenduar për të penguar flotën hije të Rusisë dhe për të shmangur përpjekjet për t'iu shmangur sanksioneve", tha në një deklaratë Kryeministri estonez Kristen Michal.

Danimarka, Suedia, Polonia, Finlanda dhe Estonia do të nisin të kontrollojnë dokumentet e siguracionit të anijeve nën dyshimet se po kalojnë nëpërmjet Kanalit të La Manshit, ngushticës daneze, e Gjirit të Finlandës shtoi ai.

XS
SM
MD
LG