Lidhje

Shkup, konferencë e vendeve të Ballkanit Perëndimor për luftën kundër korrupsionit


Shkup, konferencë e vendeve të Ballkanit Perëndimor për luftën kundër korrupsionit
Shkup, konferencë e vendeve të Ballkanit Perëndimor për luftën kundër korrupsionit

Në Shkup po mbahet një konferencë për luftën kundër korrupsionit me pjesëmarrës nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Në konferencën e organizuar nga Ambasada amerikane në Maqedoninë e Veriut dhe Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit po disktuohet mbi shkëmbimin e njohurive dhe eksperiencave dhe ndërtimin e partneritetit për luftën kundër korrupsionit. Ambasadorja amerikane Angela Aggeler bëri thirrje për krijimin e një rrjeti rajonal kundër-korrupsionit që do ta luftone me ngulm këtë dukuri.

Shkup, konferencë e vendeve të Ballkanit Perëndimor për luftën kundër korrupsionit
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:40 0:00

Konferenca e parë e Ballkanit Perëndimor kundër korrupsionit, që po mbahet në Shkup mblodhi ekspertë të fushës së gjyqësorit, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe biznesit nga vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe ekspertë amerikanë nga Byroja e Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) në rolin e ligjeruesve në konferencë.

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler tha se Shtetet e Bashkuara e kanë ngritur luftën kundër korrupsionit “në një shtyllë qendrore të strategjisë për sigurinë kombëtare amerikane”.

“Në Ballkanin Perëndimor si dhe gjetiu kemi marrë masa për ndalimin e hyrjes së atyre që mundësojnë korrupsionin, përfshirë shtetas nga të gjithë vendet e përfaqsësuara në këtë konferencë. Nuk duhet përqendruar vetëm se tek ndëshkimi, por duhet të gjejmë rrugë për fuqizimin e atyre të cilët luftojnë çdo ditë për integritetin, drejtësinë dhe të vërtetën”, tha ajo.

“Duhet të mbështesim vendosmërinë e atyre qe kane zgjedhur veprimin dhe jo heshtjen; përballjen dhe jo tërheqjen, si dhe guximin dhe jo frikën”, u shpreh ambasadorja Aggeler.

Ajo bëri thirrje për krijimin e një rrjeti kundër-korrupsionit me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të konferencës që po mbahet në Shkup.

Ajo shprehu mirënjeohje për fillimin e veprimtarisë së rrjetit gjyqësor në Maqedoninë e Veriut që përfshin profesionistë nga sektori i të Drejtës penale “për të ndarë ekspertizën, siç tha, nxitur besimin dhe mbëshetur punën e njëri tjetrit".

"Besojmë që kjo nismë do të shërbejë si model në të gjithë rajonin”, tha ambasadorja amerikane Aggeler.

Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fuqishëm me ju që përkrahni parimet demokratike dhe luftoni korrupsionin. Së bashku përmes bashkëpunimit, guximit dhe zotimit, jam e bindur se do t’ia arrijmë misionit të përbashkët”, theksoi ajo.

Zëvendës-kryeministri në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut i ngarkuar me Qeverisjen e Mirë, Arben Fetai tha se vendi ndodhet para një sfide kritike sa i përket korrupsionit.

“Korrupsionit nuk është vetëm se një koncept abstrakt, por është një forcë shkatërruese shumëplanëshe që minon sistemet ekonomike, politike, ligjore dhe sociale. Korrupsioni, vazhdoi zoti Fetai, gërryen themelet e besimit publik, devijon burimet esenciale dhe rrezikon vlerat themelore të demokracisë dhe të drejtave vtë njeriut”.

“Korrupsioni, sipas zyrtarit të qeverisë së Maqedoonisë së Veriut, i shemb vlerat që na lidhin si shoqëri dhe helmon institucionet e vendit”.

Sa i takon gjendjes në Maqedoninë e Veriut ai theksoi:

“Korrupsioni ka depërtuar në çdo cep të shoqërisë sonë; duke kërcënuar sundimin e ligjit, destabilizuar strukturën sociale dhe duke gërryer vlerat e çmuara demokratike”.

Zëvendës-kryeministri vazhdoi më tej duke theksuar se “sigurimi social i qytetarëve dhe integriteti i institucioneve janë të rrezikuara dhe se kjo nuk mund të lejohet të vazhdojë kështu”.

Ai tha se qeveria në Shkup së bashku me partnerët ndërkombëtarë është zotuar që të krijojë mekanizma të forta për parandalimin e korrupsionit dhe që palët e korruptuara të japin llogari. Ai tha se lufta kundër korrupsionit paraqet përparësinë numër një për qeverinë e vendit, duke nënvizuar se qeveria po ndërmerr veprime konkrete që të korruptuarit të identifikohen dhe të japin përgjegjësi.

“Askush nuk guxon të jetë mbi ligjin”, u shpreh Zëvendës-kryeministri Fetai, duke lënë të kuptohet se qeveria po përgatitë ndryshime në Kodin Penal në bazë të standardeve evropiane dhe ndërkombëtare për ta çuar vendin përpara.

Maqedonia e Veriut njihet për shkallën e lartë të korrupsionit në më shumë fusha, sidomos në gjyqësor, në shëndetësi e polici, për çka komuniteti ndërkombëtar ka reaguar fuqimisht.

Shtetet e Bashkuara kanë përcaktuar vitin e kaluar Koço Angjushevin, ish-Zëvendës/kryeministër i Maqedonisë së Veriut dhe familjen e tij, si persona të padëshirueshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm.

Përcaktimi i ish-Zëvendës-kryeministrit Angjushev, pasoi vendimin e Departamentit amerikan të Thesarit për përcaktimin e një biznesmeni tjetër të njohur nga Shkupi, Jordan (Orce) Kamçev për korrupsion.

Në qershor të vitit të kaluar, DASH-i shpalli si person të padëshirueshëm edhe kryetarin e komunës së Strugës, Ramiz Merko. Të fundit që u përcaktuan si të tillë janë Katica Janeva, ish-Kryeprokurorja e posaçme dhe Stevço Jakimovski, kryetar i një komune të Shkupit.

Ambasadosorja amerikane Aggeler u tha gazetarëve se autoritetet amerikane po diskutojnë vazhdimisht për futjen në listë të emrave të rinj si nga Maqedonia e Veriut po ashtu edhe nga rajoni.

XS
SM
MD
LG