Lidhje

Shqipëri, presidenti Begaj konsultime me forcat politike për datën e zgjedhjeve


Shqipëri, presidenti Begaj konsultime me forcat politike për datën e zgjedhjeve
Shqipëri, presidenti Begaj konsultime me forcat politike për datën e zgjedhjeve

Në Shqipëri, presidenti Bajram Begaj, nisi sot konsultimet me forcat politike, për caktimin e datës së zjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Kreu i shtetit u takua me drejtuesit e disa partive të vogla që përfaqësohen në parlament, ndërsa konsultimet do të vijojnë deri të hënën kur janë parashikuar bisedime me dy forcat kryesore partinë socialiste dhe partinë Demokratike.

Kushtetuta parashikon si periudhë për zhvillimin e zgjedhjeve intervalin nga 15 prill deri më 14 maj. Përfaqësuesit politikë që u takuan sot me kreun e shtetit dhanë variante të ndryshme.

Një pjesë ishte për datën 14 maj, ndërsa të tjerë kërkuan që më parë të sqarohej data e takimit të Komunitetit politik, që do të mbledhë në Tiranë krerët nga 40 vende të Europës, pasi sipas tyre, zgjedhjet nuk mund të mbahen pak ditë pas një forumi të tillë, që do të sillte siç u shprehën, një avantazh të dukshëm për socialistët në pushtet.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i Shtetit u shpreh se caktimi i datës së zgjedhjeve është vetëm hapi i parë për një proces të drejtë elektoral.

Sipas tij, dekretimi i dates, duhet të shënojë fillimin e një procesi intensiv konsultash dhe llogaridhënie për të gjithë aktorët politikë, qeveritarë e opozitarë.

XS
SM
MD
LG