Lidhje

Shqipëri, ndahet nga jeta anëtar i Gjykatës së Lartë, Darjel Sina


Anëtari i Gjykatës së Lartë Dariel Sina
Anëtari i Gjykatës së Lartë Dariel Sina

Në Shqipëri, anëtari i Gjykatës së Lartë Darjel Sina, u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 45 vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Njoftimi u dha nga vetë Gjykata. “Ndarja e tij nga jeta krijon një boshllëk të madh për të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të”, shkruhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë.

Zoti Sina i kreu studimet për Drejtësi në kreqytetin grek, pranë Fakultetit Juridik të Universitetit kombëtar të Athinës. Në Greqi ai ka punuar më pas pranë një zyre avokatie, si dhe ka qenë docent universitar. Ai ka përfunduar studimet e postdoktoraturës në Universitetin e Zyrihut në Zvicër, me bursën Federale Zvicerane të Ekselencës në fushën e së Drejtës Kushtetuese dhe Bankare.

Zoti Sina ka punuar si studiues në Universitetin e Zyrihut dhe përpara kësaj eksperience ka punuar Dekan pranë Fakultetit të Drejtësisë, në Universitetin Luarasi, dhe në Universitetin Evropian të Tiranës si Profesor.

Ai u bë pjesë e institucioneve të reja të Drejtësisë shqiptare pas reformës së vitit 2016, duke u zgjedhur një prej dy komisionerëve publikë, një nga hallkat e rëndësishme të sistemit të rivlerësimit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

Në nëntor të vitit 2021, zoti Sina u përzgjodh nga Departamenti amerikan i Shtetit për të përfaqësuar shtetin shqiptar në programin International Visitor Leadership Program me tematikë Rule of Law and the U.S. Judicial System (Shteti ligjor dhe sistemi amerikan i drejtësisë), i organizuar nga Graduate School USA.

Në vitin 2022, ai u emërua anëtar i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë.

XS
SM
MD
LG