Së paku 20 persona, mes tyre tre fëmijë, mbetën të vrarë dhe 6 të tjerë u plagosun si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në rajonin Almat, të Libanit, njoftoi të dielën ministria libaneze e Shëndetësisë.
Tre persona u vrarnë dhe dy të tjerë u plagosën nga sulmet në Mashgara, në pjesën perëndimore të luginës Beka, të Libanit, të shtunën, njoftuan autoritetet. Sipas zyrtarëve, një tjetër person u vra dhe disa u plagosën gjatë sulmeve në rajonin Sahmar, po në Beka, mbrëmjen e së shtunës.
Ushtria izraelite nuk ka bërë komente deri më tani, ndërsa është shprehur më parë se sulmet e saj kanë si objektiv militantët e grupit Hezbollah në Liban.