Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, tha të shtunën në një konferencë për shtypin në Podgoricë, se "Mali i Zi ka bërë përparim në rrugën drejt BE-së". Ajo shtoi se "i ka bërë përshtypje shpejtësia dhe cilësia e këtij përparimi", siç tha ajo.
"Anëtarësimi i (Malit të Zi) në 2028 është një synim ambicioz, por i arritshëm”, tha zonja von der Leyen.
Presidentja e Komisionit Evropian vizitoi Malin e Zi në kuadër të një turneu në Ballkanin Perëndimor.
Ajo tha se "Mali i Zi ka një arsye të mirë për të qenë krenar për atë që është arritur" dhe tha se gjatë mandatit të saj, zgjerimi i BE-së do të jetë në krye të agjendës.
Kryeministri malazez Milojko Spajiç tha se vendi i tij është i përkushtuar në rrugën drejt BE-së", dhe se "do të bëjë edhe më shumë në të ardhmen".
“Të gjithë duam t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në fund të vitit 2026 dhe ky është një objektiv shumë ambicioz, por është i mundur për t'u arritur. Për ta bërë këtë, ne kemi nevojë për mbështetje të gjerë dhe përqëndrim të plotë", tha ai.
Ai tha se qeveria e tij synon të rrisë presionin pozitiv ndaj të gjitha partive politike që të bëjnë detyrat që u takojnë në parlament.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen u takua edhe me e Presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviç. Dy udhëheqësit diskutuan mbi detyrimet që i takojnë vendit për t'u përmbushur, me synimin e arritjes së qëllimit, për anëtarësim deri në vitin 2028.