Lidhje

Shefja e re e politikës së jashtme të BE-së paralajmërim për kërcënimin nga Rusia dhe Kina


Kaja Kallas
Kaja Kallas

Shefja e ardhshme e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian u ka thënë euro-deputetëve se forcimi i sigurisë duhet të jetë një përparësi, duke paralajmëruar se Evropa duhet të përgatitet ndërsa Rusia dhe "pjesërisht Kina" shfrytëzojnë shoqëritë e hapura të kontinentit.

"Siguria evropiane është thellësisht personale për mua, si banore e një vendi, që për një kohë të gjatë u ka thënë të tjerëve se ëndrra imperialiste e Rusisë nuk ka vdekur kurrë", tha Kaja Kallas, ish-kryeministre e Estonisë, në përgjigjet me shkrim për deputetët e Parlamentit Evropian, të cilat u publikuan vonë të martën.

“Përparësia ime afatshkurtër duhet të jetë trajtimi i shqetësimeve urgjente globale, si lufta e Rusisë kundër Ukrainës dhe forcimi i sigurisë dhe mbrojtjes së BE-së”, tha ajo.

Zonja Kallas, e emëruar nga krerët evropianë në qershor në postin e Shefes për Politikë të Jashtme të BE-së, do të pasojë shefin aktual Josep Borrell.

Parlamenti Evropian do të mbajë seanca dëgjimore në nëntor për anëtarët e Komisionit të ardhshëm Evropian.

Në 21 faqe përgjigjesh ndaj pyetjeve të bëra nga ligjvënësit përpara seancave dëgjimore, politikania estoneze paraqiti vizionin e saj për politikën e jashtme të Evropës në një kohë kur BE-ja përballet me një mjedis gjeopolitik gjithnjë e më të ndërlikuar.

BE-ja duhet të jetë "udhëheqëse në përpjekjet humanitare" në Lindjen e Mesme", tha zonja Kallas. Ajo theksoi se Brukseli duhet të punojë "me të gjitha palët për të mbështetur përpjekjet për arritjen e një paqeje të drejtë dhe gjithëpërfshirëse" në Lindjen e Mesme, duke vënë në dukje gjithashtu sfidat si mbështetja e Kinës për Rusinë.

“Vendet si Rusia, Irani, Koreja e Veriut dhe pjesërisht Kina, synojnë të përdorin si armë ndërvarësinë dhe të përdorin shoqëritë tona të hapura kundër nesh”, shtoi ajo. “Për këtë duhet të jemi të përgatitur”.

XS
SM
MD
LG