Lidhje

Vizita e Presidentit Biden në Gjermani, bisedime për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme


Presidenti Joe Biden u takua me homologët evropianë të premten, gjatë një vizite të shkurtër në Gjermani ku udhëheqësit diskutuan për luftën në Ukrainë dhe konfliktin në Lindjen e Mesme.

Vizita e Presidentit Biden në Gjermani, bisedime për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:10 0:00

Presidenti Joe Biden zhvilloi një vizitë njëditore në Gjermani të premten në një përpjekje për forcuar unitetin transatlantik si dhe për të falenderuar Berlinin për mbështetjen që po jep për Ukrainën ndërsa lufta me Rusinë po vazhdon. Gjatë vizitës zoti Biden u nderua me medaljen më të lartë civile të vendit.

“Ne po shkojmë drejt një dimri shumë të vështirë. Nuk mund të heqim dorë. Duhet të vazhdojmë mbështetjen tonë për Ukrainën. Duhet ta vazhdojmë derisa Ukraina të arrijë të ketë paqe në përputhje me Kartën e OKB-së, derisa të mbizotërojë edhe një herë dinjiteti njerëzor”, deklaroi zoti Biden.

Mbështetja për Ukrainën ishte gjithashtu në qendër të takimeve të Presidentit Biden me udhëheqësit e Britanisë dhe Francës. Udhëheqësit diskutuan edhe mbi ashtuquajturin “Plani i fitores”, paraqitur nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

“Siç e kemi bërë të qartë, ne mbështesim planin e Presidentit Zelenskyy për një paqe të drejtë. Është e rëndësishme që sido të shkohet tek paqja, ajo duhet të jetë e pranueshme për të (Zelenskyyn) dhe popullin ukrainas”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë Kombëtare, John Kirby.

Konflikti brutal në Gazë ishte pjesë e diskutimeve gjatë vizitës shtetërore të së premtes, ditë kur forcat izraelite njoftuan se kishin vrarë udhëheqësin e Hamasit, një nga arkitektët e sulmit të 7 tetorit në Izrael. Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur Hamasin grup terrorist.

“Vdekja e udhëheqësit të Hamasit ishte një moment që shënoi drejtësi. Ai i kishte lyer duart me gjakun e amerikanëve, izraelitëve, palestinezëve, gjermanëve dhe shumë të tjerëve. I thashë kryeministrit të Izraelit dje – le ta shfrytëzojmë këtë moment si një mundësi për të kërkuar një rrugë drejt paqes, një të ardhme më të mirë në Gazë, pa Hamasin”, tha zoti Biden.

Kancelari gjerman ndau të njëjtin qëndrim.

“Vdekja e udhëheqësit të Hamasit, i cili ishte përgjegjës për sulmin e tmerrshëm terrorist, shpresojmë të krijojë një mundësi konkrete për një armëpushim në Gazë dhe një marrëveshje për të liruar pengjet e marra nga Hamasi”, tha ai.

Për Gjermaninë, kjo vizitë njëditore e presidentit amerikan ishte e kuptimplotë dhe historike.

XS
SM
MD
LG