Lidhje

Dënim i dytë për ish kryebashkiakun e Lushnjes, Tushe


Fato Tushe, kryetar i Bashkise se Lushnjes
Fato Tushe, kryetar i Bashkise se Lushnjes

Në Shqipëri, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dënoi sot me dy vjet shërbim prove, ish kryebashkiakun e Lushnjës Fatos Tushe, nën akuzën e fshehjes dhe deklarimit të rremë të pasurisë. Prokuroria e Posaçme, kishte kërkuar 1 vit e 6 muaj burgim, që për shkak të gjykimit të shkurtuar reduktohej në 1 vit burg. Ky është dënimi i dytë për të, pasi më herët Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi ndaj tij 5 vjet vurg burgim, për “Shpërdorim detyre” në dy raste, dhe “Shkelje të barazisë në tendera”.

Zoti Tushe, u arrestua në korrik të vitit 2021, nën dyshimet për favorizimin e një kompanie në garën për rehabilitimin e një kanali kullues, lejimin e një ndërtimi pa leje dhe abuzim me fondet e karburantit të Bashkisë. Bashkë me të, u arrestuan dhe zyrtarë të tjerë të pushtetit vendor e disa biznesmenë, ndërsa disa muaj më vonë u arrestua dhe nënkryetari i Bashkisë, dhe drejtori i Prokurimeve.

Prokuroria e Posaçme nisi ndaj tij dhe një hetim pasuror. Me kërkesë të saj, në shkurt të këtij viti, gjykata vendosi sekuestron preventive ndaj një apartamenti në zonën e Lungomares në Vlorë, pasi sipas saj “në deklaratën e interesave të viteve 2017, 2018, 2019, 2020, apo në deklaratën e interesave private pas largimit nga detyra, të vitit 2021, nuk ka deklaruar asnjë shpenzim të kryer për blerje/porositje të apartamentit me sipërfaqe totale 82.33 m2, apo dhe për punime dhe mobilime”, vlera e të cilave përllogaritet në mbi 2.2 milionë lekë. Sipas hetimit , zoti Tushe “edhe pse është pronar “de facto” i apartamentit në qytetin e Vlorës, në Lungomare në vazhdimësi e ka fshehur këtë pasuri”. Gjykata vendosi sot që apartamenti të konfiskohet.

Prokuroria e Posaçme, kishte bërë të ditur po ashtu se ish kryebashkiaku i Lushnjes, nuk kishte deklaruar as marrjen e një huaje, apo dhe investimin e kryer për blerjen e dy automjeteve, për një total prej afro 47 mijë eurosh.

XS
SM
MD
LG