Lidhje

Shqipëri, nxiten programe arsimore në mbështetje të  turizmit


shkollat profesionale
shkollat profesionale

Universitetet e vogla dhe shkollat profesionale po orientohen së fundmi në Shqipëri drejt programeve për sektorin turistik. Hapja e degëve të reja synon të zbusë nevojat për punonjës, me të cilat po përballen sipërmarrjet. Në Gjirokastër interesimi të rinjve për këto programe ka nisur të rritet.

Shqipëri, nxiten programe arsimore në mbështetje të turizmit
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:24 0:00

Prurjet turistike në Shqipëri po rrisin nevojën për shërbime, ndërsa shumë qytete të vogla janë në sfidë për punonjës prej përmasave të emigrimit të të rinjve jashtë vendit.

Gjirokastra, një qytet historik që mbrohet nga UNESCO, gjatë sezonit turistik nga maji në tetor pret mijëra turistë dhe ka gjithnjë e më shumë nevojë për shërbime të kualifikuara në këtë sektor.

Universiteti i Gjirokastrës po orientohet në programe të reja për tu përshtatur me këtë prirje të re zhvillimi, thotë Brikena Metaj, specialiste për marëdhëniet me publikun.

“Ne kemi disa programe studimi në Universitetin e Gjirokastërs që janë të fokusuara tek turizmi. Kemi bachelor në turizëm por kemi edhe programe të tilla duale me universitete italiane, si është ai me Universitetin e Molise ,“menaxhimi i turizmit të qëndrueshëm” ,një program i ri që zhvillohet në dy gjuhë dhe u jep mundësi të gjithë studentëve të diplomohen me një diplomë të dyfishtë duke ju krijuar më shumë hapësira të punësohen në sektorin e turizmit”, tregon ajo.

Zonja Metaj thotë se tani studentët po përfshihen krahas ndjekjes së studimeve edhe në tregun e punës dhe kjo i ndihmon ata ekonomikisht, por edhe sektorin turistik që ka nevoja të mëdha.

“Ne përpiqemi që t`i ndihmojmë dhe orientojmë studentët drejt këtij sektori. Kemi raste të strudentëve që ndjekin programe të tjera studimi brenda univeristetit tonë dhe njëkohësisht janë të punësuar edhe në sektorin e turizmit”, thotë ajo.

Krahas Universitetit edhe shkolla profesionale në Gjirokastër që dikur njihej si shkolla industriale po priret drejt sektorit trustik.

“Këtë vit është hapur drejtimi mësimor hoteleri turizëm”, thotë drejtoresha e shkollës Renata Puleri .

“Është hapur drejtimi i ri mësimor hoteleri -turizëm dhe ndërkohë ne ofrojmë drejtimet e tjera mësimore që kanë vite që kanë egzistuar në shkollën tonë si shërbim mjete transporti, teknologji informacioni dhe komunikimi, termo-hidraulikë dhe elektroteknikë”, thotë ajo.

Zonja Puleri thotë se kërkesat e tregut janë rritur kohët e fundit në sektorin turistik në Gjirokastër.

“Kërkesa që ka tregu i punës në Gjirokastër, por edhe në zonat e qarkut duke përfshirë edhe Tepelenën dhe Përmetin për punonjës të kualifikuar në fushën e hoteleri -turizmit janë të larta. Jemi dëshmitarë që numri I turistëve që po vizitojnë qarkun e Gjirokastrës dhe sidmos qytetin e Gjirokastrës po rritet nga viti në vit dhe patjetër këta turistë të shtuar kanë nevojë edhe për përmirësimin e shërbimit që u ofrohet.”

Ndërsa Sara Halailj thotë se erdhi nga një fshat i vogl i Përmeti ku kanë mbetur pak të rinj për të studiuar për informatikë në Gjirokastër.

“Erdha në shkollën profesionale për të vazhduar degën e Informatikës në vitin e parë. Kam bërë në shkollën ku isha një vit gjimnaz dhe për një të ardhme më të mirë erdha këtu. Në fshatin tim është vetëm një djalë që shkon në shkollë , nuk është se ka shumë të rinj”, tregon ajo.

Shkollat profesionale në Shqipëri ndiqeshin më parë pak nga vajzat për shak të profesioneve i elektricistë apo saldatorë, ku punësoheshin djem ndërsa tani prirja e re në programet për turizmin e ka rritur edhe interesin e vajzave.

Sara thotë se pjesa dërmuese në shkollë janë djem dhe në fillim ka qenë për të pak e vështirë përshtatja.

Janë më shumë djem dhe unë erdha këtu për të ndjekur shkollën profesionale. Është pak e vështirë përshtatja, por nuk është se jam vetëm, pasi kam edhe shoqe të tjera dhe tani nuk është shumë problem”

Në Shqipëri 29 shkollat profesionale i ndoqën vitin e shkuar rreth 14,700 nxënës dhe këtë vit regjistrimet sipas autoriteteve zytare arsimore janë rritur rreth 11% , krahasur me një vit më parë.

Por megjithë mbështetjen =e shtuar nga qeveria shqiptare të arsimit profesional gjatë viteve të fundit numri i të diplomuarve në këto shkolla ka shënuar rënie.

Sipas të dhënave zytare në vitin e fundit arsimor u diplomuan 3212 nxënës nga 3676 që ishin diplomuar në vitin shkollor 2021-2022 dhe 3831 që ishin diplomuar në vitin 2020-2021.

Pjesa më e madhe e të diplomuarve në arsimin profesional në tre vitet e fundit, me rreth 8700, janë djem dhe rreth 2000 të diplomuar janë femra.

XS
SM
MD
LG