Lidhje

Taylor Swift mbështet kandidaten demokrate për presidente Kamala Harris


(COMBO) This combination of pictures created on September 10, 2024 shows
US Vice President and Democratic presidential candidate Kamala Harris smiles during a presidential debate with former US President and Republican presidential candidate Donald Trump
(COMBO) This combination of pictures created on September 10, 2024 shows US Vice President and Democratic presidential candidate Kamala Harris smiles during a presidential debate with former US President and Republican presidential candidate Donald Trump

Taylor Swift, një nga yjet më të mëdhenj të muzikës, njoftoi mbështetjen për demokraten Kamala Harris pak kohë pas përfundimit të debatit me rivalin republikan Donald Trump të martën.

"Unë mendoj se ajo është një udhëheqëse e matur, e talentuar dhe besoj se mund të arrijmë shumë më tepër në këtë vend nëse udhëhiqemi nga qetësia dhe jo kaosi", shkroi këngëtarja Swift në një postim në Instagram.

Këngëtarja Swift është idhull për një numër të madh vajzash të reja, një grup i rëndësishëm votuesish për zgjedhjet e nëntorit dhe koncertet e saj të fundit kanë sjellë aktivitet ekonomik prej më shumë se 1 miliard dollarë nga shitja e biletave. Brenda gjysmë ore, postimi i saj mori më shumë se 2.3 milionë pëlqime.

Ajo përfshiu në postimin e saj një fotografi me macen e saj Benjamin Button me mbishkrimin "Gruaja me mace pa fëmijë". Kjo është një referencë ndaj komenteve të kandidatit republikan për nënpresident JD Vance para tre vitesh se gratë pa fëmijë nuk duhet të kenë një rol të madh në vendimet mbi të ardhmen e vendit.

Postimi i këngëtares Taylor Swift në Instagram mbi mbështetjen e saj për kandidaten Kamala Harris.
Postimi i këngëtares Taylor Swift në Instagram mbi mbështetjen e saj për kandidaten Kamala Harris.

Një zyrtar i lartë i fushatës së zonjës Harris tha se njoftimi i këngëtares Swift nuk ishte koordinuar me ekipin e fushatës së kandidates demokrate për presidente. Tim Walz, kandidati demokrat për nënpresident, u duk se mësoi për mbështetjen e këngëtares Taylor Swift në mes të një interviste të drejtpërdrejtë në kanalin MSNBC.

Taylor Swift shkroi se vendimi i saj për të njoftuar mbështetjen për zonjën Harris ishte pjesërisht i nxitur nga vendimi i zotit Trump për të postuar një fotografi të krijuara me inteligjencë artificiale, që sugjeronte se ajo e kishte mbështetur atë.

Postimet e zotit Trump “më bënë të arrij në përfundimin se duhet të jem shumë transparente lidhur me planet e mia aktuale për këto zgjedhje si votuese”, shkroi këngëtarja Swift. Ajo shtoi se "Unë kam analizuar fushatën dhe kam bërë zgjedhjen time".

Ekipi i fushatës së zotit Trump nuk i dha rëndësi njoftimit të këngëtares Swift.

XS
SM
MD
LG