Lidhje

Protestuesit izraelitë kërkojnë armëpushim që mundëson lirimin e pengjeve


Të afërm dhe mbështetës të pengjeve izraelite që mbahen në Gazë gjatë protestës në Jeruzalem, 1 shtator 2024.
Të afërm dhe mbështetës të pengjeve izraelite që mbahen në Gazë gjatë protestës në Jeruzalem, 1 shtator 2024.

Izraelitët dolën të shtunën në mbrëmje në rrugët e vendit për të shprehur keqardhjen dhe zemërimin e tyre pas gjetjes së trupave të 6 pengjeve në Gazë. Ata thërrisnin “ Tani tani” ndërsa i kërkonin Kryeministrit Benjamin Netanyahu të arrijë një marrëveshje armëpushimi në mënyrë që pengjet e mbetur në Gazë, të kthehen të gjallë në shtëpitë e tyre.

Protestat po shënojnë një nga thirrjet më të forta deri tani për kryeministrin izraelit, që të nënshkruajë një armëpushim. Sindikata më e madhe e Izraelit, Hisdraut ka thirrur të hënën një grevë të përgjithshme, duke shtuar më tej trysninë ndaj qeverisë. Greva pritet të prekë sektorët kryesorë të ekonomisë, përfshirë bankat, spitalet dhe aeroportin kryesor të vendit. Kjo do të ishte greva e parë e përgjithshme që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor.

Në protestat e së shtunës pritej të merrnin pjesë dhjetra mijëra izraelite.

Shumë prej tyre fajësojnë zotin Netanyahu se ka dështuar të arrijë armëpushim pas rreth 11 muajsh luftime.
Negociatat për një marrëveshje të tillë janë zvarritur për muaj të tërë. Ushtria izraelite ka pranuar vështirësitë për shpëtimin e pengjeve të mbetura dhe ka thënë se marrëveshja është rruga e vetme për të bërë të mundur rikthimin e pengjeve në shkaëë të gjërë.

“Po qaj se më vjen keq si njeri”, tha në protestues që u identifikua si Amos, i cili ishte mes mijëra protestuesve që ishin mbledhur jashtë zyrës së kryeministrit Netanyahu, në Jeruzalem.

Ushtria tha se 6 pengjet ishin vrarë pak para se të mbërrinin forcat izraelite.

Ata ishin Carmel Gat, Hersh Goldberg-Polin, Eden Yerushalmi, Alexander Lobanov, Almog Sarusi dhe Ori Danino.

Fushata e vaksinimit kundër poliomielitit

Autoritetet shëndetësore palestineze dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara kanë nisur një fushatë të gjerë vaksinimi kundër poliomielitit në Rripin e Gazës.

Fushata e udhëhequr nga OKB-ja në koordinim me zyrtarët shëndetësorë të Gazës, synon të vaksinojë rreth 640 mijë fëmijë në Rripin e Gazës, pasi Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për ndërprerje të shkurtra luftimesh, për të lejuar fushatën e vaksinimit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) konfirmoi muajin e kaluar se një fëmijë më pak se 1 vjeç ishte paralizuar pjesërisht nga virusi i poliomielitit, rasti i parë i tillë në territor pas 25 vjetësh.

Fushata e vaksinimit përballet me sfida të shumta, nga fakti që luftimet vazhdojnë, tek rrugët e shkatërruara dhe deri tek spitalet që janë mbyllur si pasojë e konfliktit.

Rreth 90 për qind e popullsisë së Gazës është zhvendosur dhe qindra mijëra vetë janë grumbulluar nëpër tenda.

Muajin e kaluar Izraeli lejoi hyrjen në territor të 1.3 milionë dozave të vaksinës kundër poliomielitit, të cilat po ruhen në Deri al-Balahj. Një sasi prej 400 mijë dozash pritet të dërgohet në Gazë së shpejti.

XS
SM
MD
LG