Qytetarët në dy landet lindore gjermane të Tyringenit dhe Saksonisë po votojnë sot në zgjedhjet që mund të çojnë në fitoren të partisë së të djathtës së skajshme Alternativa për Gjermaninë (AfD).
Partia kryesore opozitare gjermane shpreson që të pengojë fitoren e AfD-së në dy landet që së bashku kanë një popullsi prej 6.3 milionë banorësh.
Por perspektiva duket e zymtë për koalicionin qeverisës tre partiak të Kancelarit Olaf Scholz që po përballet me debate të brendshme të vazhdueshme, ndërkohë që dobësimi i ekonomisë dhe probleme të tjera kanë nxitur pakënaqësi mes votuesve.
Fitorja në zgjedhjet e sotme e Alternativës për Gjermaninë do të paraqiste një sinjal të fuqishëm për partinë e së djathtë së skajshme rreth një vit përpara zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme.
Megjithatë kësaj force do t’i duhej një aleat për të qeverisur dhe ka shumë të ngjarë që asnjë forcë tjetër nuk do të pajtohet për ta sjellë atë në pushtet.
Pavarësisht kësaj, forcimi i kësaj partie do ta bënte formimin e qeverive të reja në këto dy lande jashtëzakonisht të vështirë.