Lidhje

Përpjekje diplomatike për të parandaluar përhapjen e konfliktit në Lindjen e Mesme


Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei kryeson homazhet dhe lutjet para arkivoleve të udhëheqësit të Hamasit, Ismail Hanijeh dhe truprojës së tij në Teheran më 1 gusht, 2024/Zyra e udhëheqësit suprem të Iranit përmes AP
Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei kryeson homazhet dhe lutjet para arkivoleve të udhëheqësit të Hamasit, Ismail Hanijeh dhe truprojës së tij në Teheran më 1 gusht, 2024/Zyra e udhëheqësit suprem të Iranit përmes AP

Turma të mëdha iranianësh morën sot pjesë në ceremoninë mortore për udhëheqësin e grupit militant Hamas në Teheran. Homazhet dhe lutjet u kryesuan nga udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei para se trupi i tij të dërgohet në Katar për varrim.

Përpjekje diplomatike për të parandaluar përhapjen e konfliktit në Lindjen e Mesme
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:52 0:00

Ndërkohë, Sekretari i Jashtëm dhe Sekretari i Mbrojtjes së Britanisë së Madhe po qëndrojnë në Liban në përpjekje për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe zyrtarët amerikanë po bëjnë thirrje të shtuara për armëpushim mes paralajmërimeve të Iranit për sulm hakmarrës ndaj Izraelit dhe shqetësimeve se Lindja e Mesme rrezikohet nga një konflikt i hapur.

Arkivoli i udhëheqësit politik të Hamasit Ismajl Hanijeh, u bart nëpër rrugët e kryeqytetit iranian të enjten, ku mijëra iranianë i bën homazhe udhëheqësit të grupit militant Hamas i cili u vra një ditë më parë në Teheran, vetëm disa orë pasi mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Iranit.

Pas homazheve në Teheran, trupi i Hanijes do të dërgohet në Katar, ku pritet të varroset të premten. Udhëheqësi i lartë i Iranit Ayatollah Ali Khamenei udhëhoqi ceremoninë fetare, një ditë pasi u zotua se do të hakmerrej ndaj Izraelit.

Ndonëse Izraeli nuk ka marrë përgjegjësi publike për sulmin, dyshimet bien mbi të. Izraeli është zotuar ta shkatërrojë grupin militant, të mbështetur nga Irani, pas sulmit të 7 tetorit në vendbanimet izraelite.

Irani u zotua se do të hakmerret ndaj Izraelit, ndërkohë që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua se Izraeli do të përgjigjet ashpër ndaj çdo agresoni.

“Na presin ditë sfiduese. Që prej sulmit në Bejrut, na kanë ardhur kërcënime nga të gjitha anët. Jemi të përgatitur për çdo skenar dhe do të qëndrojmë të bashkuar dhe të vendosur përballë çdo kërcënimi”, deklaroi ai.

Në përpjekje për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, Sekretari i Jashtëm britanik David Lammy dhe ai i Mbrojtjes John Healey po zhvillojnë një vizitë të papritur në Bejrut, ku po takohen me zyrtarët libanezë.

Sekretari i Jashtëm Lammy u bëri thirrje palëve të respektojnë dhe zbatojnë rezolutat ndërkombëtare, ndërsa Sekretari i mbrojtjes Healey bëri thirrje për zgjidhjen e konflikteve përmes dialogut dhe diplomacisë, duke shtuar se “dhuna do të ketë pasoja të rënda për të gjithë.”

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili po qëndron për vizitë në Mongoli, apeloi të enjten tek “të gjitha palët” që të shmangin veprimet përshkallëzuese që mund ta zhysin rajonin në një konflikt më të gjerë dhe bëri thirrje për armëpushim.

“Rruga në të cilën gjendet rajoni është rrugë që sjell më shymë konflikt, më shumë vuajtje dhe më shumë pasiguri. Është jetike që t’i japim fund këtij cikli dhe kjo fillon me armëpushimin… Armëpushimi është në interesin e të gjithëve. Është në interesin e Izraelit, është në interes të palestinezëve. Është në interesin e rajonit,” tha ai.

Vrasja e Hanijes nxiti protesta në Bregun Perëndimor dhe shtete të ndryshme në Lindjen e Mesme dhe në Turqi.

Zyrtarët kryesorë iranianë, sipas agjencisë së lajmeve Reuters, kanë ftuar për takim përfaqësues të Hamasit, Xhihadit Islamik, grupit Houthi, Hezbollahut dhe grupeve militante nga Iraku, të gjitha grupe të shpallura terroriste nga qeveria amerikane, për t’u takuar në Teheran dhe për të diskutuar rreth një sulmi të mundshëm hakmarrës kundër Izraelit.

XS
SM
MD
LG