Lidhje

Simone Biles dhe gjimnastet amerikane me medalje të artë në Olimpike


Simone Biles, në qendër bashkë me ekipin e gjimnasteve amerikane (30 korrik 2024)
Simone Biles, në qendër bashkë me ekipin e gjimnasteve amerikane (30 korrik 2024)

Gjimnastja amerikane Simone Biles arriti sërish në krye të klasifikimit në Lojërat Olimpike.

Aftësitë e saj të pazakonta fuqizuan më tej ekipin e gjimnasteve amerikane gjatë finaleve në Arenën Bercy mbrëmjen e së martës.

Rezultati i ekipit amerikan, 171.296, ishte qartazi më i lartë se ai i Italisë dhe Brazilit dhe konfirmoi një renditje nga më të lartat në këtë sport për gjimnasten Biles.

Ndër spektatorët në stadium radhiteshin emra të njohur si lojtarja e tenisit Serena Williams, aktorja Natalie Portman dhe bashkëshorti i gjimnastes Biles, lojtari i futbollit amerikan Jonathan Owens, i ekipit “Chicago Bears” në kampionatin NFL.

Zonja Biles ishte tërhequr nga konkurimi tre vite më parë, me qëllimin për të mbrojtur veten – një vendim ky që transformoi diskursin për shëndetin mendor në sporte. Tashmë zonja Biles arrin një total mahnitës prej 38 medaljesh të fituara në konkurimet kryesore ndërkombëtare.

Ekipi italian, që u renditën në mënyrë të papritur të dytët pas ekipit amerikan, fituan kështu medaljen e tyre të parë olimpike që nga viti 1928, duke i zënë vendin Brazilit që mori medaljen e bronztë për herë të parë në këtë sport.

XS
SM
MD
LG