Ministri i Brendshëm i Francës tha sot se nuk mund të përjashtonte përfshirjen e aktorëve të huaj në dëmtimin e qëllimshëm ndaj rrjetit të trenave të shpejtësisë së lartë të vendit, duke shkaktuar kaos udhëtimesh në ditën e hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit.
Në sulmet e së premtes, autorët dëmtuan instalimet përgjatë linjave që lidhin Parisin me qytete të tilla si Lille në veri, Bordeaux në perëndim dhe Strasburg në lindje.
Deri më tani, askush nuk ka marrë përsipër autorësinë e sulmeve.
"Kush është përgjegjës? Mund të jetë udhëruar nga brenda, ose është nga jashtë, është shumë herët për ta thënë", tha ministri i Brendshëm Gerald Darmanin për televizionin France 2.
Autoritetet vendase kanë njoftuar se rrjeti i trenave të shpejtësisë së lartë do t’i kthehet normalitet të hënën.
Të premten, 100,000 njerëz nuk mundën të merrnin trenin dhe 150,000 të tjerë u përballën me vonesa, tha ministri i Transporteve Patrice Vergriete.