Lidhje

Ish-rivalët republikanë shprehin mbështetjen ndaj ish-presidentit Trump


Dita e dytë e Kuvendit Kombëtar të Partisë Reublikane solli në qendër të vëmendjes disa nga ish-rivalët brenda partisë të ish-presidentit Donald Trump. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Steve Herman mbuloi Kuvendin dhe sjell hollësitë nga Miluoki.

Ish-rivalët republikanë shprehin mbështetjen ndaj ish-presidentit Trump
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:56 0:00

Çështja kryesore në ditën e dytë të Kuvendit Kombëtar Republikan ishte “rikthimi i sigurisë në Amerikë”. Por, ajo mund të përkufizohet edhe si nata “kur republikanët zbutën tonet mes tyre”.

Ish-rivalët e ish-Presidentit Trump në zgjedhjet paraprake të Partisë Republikane, u ngjitën në skenë duke përcjellë mesazhe uniteti.

“Nëse doni të siguroni kufirin, votoni Trumpin. Nëse doni rikthimin e ligjit dhe rendit në vend, votoni Trumpin”, tha ish-kandidati republikan për president Vivek Ramaswamy.

Përveç sipërmarrësit Ramaswamy, ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley la po ashtu mënjanë dallimet e saj të mëparshme politike me ish-presidentin.

“Po e nis duke e bërë një gjë krejtësisht të qartë - Donad Trumpi ka mbështetjen time të fortë”, tha zonja Haley.

Gjatë zgjedhjeve paraprake të këtij viti, zonja Haley ishte sfiduesja e fundit e zotit Trump. Zonja Haley, e cila ishte ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara gjatë administratës së zotit Trump, e sulmoi gjatë fushatës brenda partisë republikane ish-shefin e saj, duke e quajtur si njeri të papërshtatshëm që nuk duhet zgjedhur.

Delegatët nga shteti prej nga vjen zonja Haley, si Gerri McDaniel dhe Robin Holley, preferojnë të shohin para, jo nga e kaluara.

“Nuk ka rëndësi se kush kandidoi kundër tij më parë. Presidenti Trump po i bashkon të gjithë dhe kjo është ajo që duam të shohim”, tha delegatja republikane nga Karolina e Jugut, Gerri McDaniel.

"Nëse ajo është ashtu siç e mendoj unë, sepse nuk e njoh, do ta harroj të kaluarën dhe do të ketë forcë të ecë përpara që të na bashkojë dhe të ndihmojë vendin tonë”, shton delegatja Robin Holley.

Edhe Ish-kundërshtarë të tjerë të zotit Trump në zgjedhjet paraprake të këtij viti dhe nga e kaluara folën në kuvend të martën, si Senatori nga Teksasi, Ted Cruz, Marco Rubio nga Florida, ish-sekretari për strehim Ben Carson dhe guvernatori i Floridës, Ron DeSantis.

“Kolegët e mi republikanë, ta kthejme Joe Bidenin në shtëpi, ndërsa Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë”, tha zoti DeSantis.

Disa nga kandidatët e mëparshëm dhe të ardhshëm presidencialë që shfaqën mbështetjen e tyre për zotin Trump, pas katër vitesh mund të kërkojnë mbështetjen e tij dhe të delegatëve, sepse fitorja e republikanëve në zgjedhjet e nëntorit do t’i jepte zotit Trump mandatin e tij të dytë dhe të fundit në Shtëpinë e Bardhë.

Sot, në ditën e tretë të Kuvendit Republikan në qendër do të jenë çështjet e sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme.

XS
SM
MD
LG