Lidhje

UNESCO paralajmëron përfshirjen e Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik


Lin, Pogradec
Lin, Pogradec

Organizata Botërore e Monumenteve, UNESCO paralajmëron autoritetet shqiptare dhe ato maqedonase për një përfshirje të mundshme të Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik.

Në projekt-vendimin e sesionit të 46 të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të sapo publikuar UNESCO thotë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet t'i paraqesin Qendrës së Trashëgimisë Botërore, deri më 1 shkurt të vitit 2025, një raport të përbashkët të përditësuar mbi gjendjen e ruajtjes së pronës dhe zbatimin e rekomandimeve të misioneve të UNESCO-s.

UNESCO vlerëson se se “nevojat urgjente të ruajtjes së Orit kërkojnë një mobilizim të gjerë për të ruajtur vlerat universale, duke përfshirë edhe përshkrimin e mundshëm në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik”.

Në projekt-vendimin e Komitetit të Trashëgimisë Botërore që do të shqyrtohet në sesionin e 46 në Indi gjatë këtij muaji UNESCO “rithekson kërkesën për Shqipërinë për të hequr zyrtarisht nga parashikimet e Planit të Përgjithshëm Vendor të Pogradecit, mundësinë e zhvillimit urban në zonat përgjatë bregut të liqenit midis Pogradecit dhe Tushemishtit dhe në Lin” .

Po kështu UNESCO kërkon që nga Masterplani i Parkut Ujor të Burimit të Drilonit, të hiqet parashikimi për ndërtimin e një godine në majë të kodrës pranë Drilonit dhe të çdo infrastrukture mbi dhe rreth tij.

UNESCO rithekson kërkesën e saj për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që urgjentisht të përgatisin një Vlerësim Strategjik Mjedisor që vlerëson në mënyrë gjithëpërfshirëse ndikimet e të gjitha planeve të infrastrukturës dhe zhvillimit dhe projekteve të tjera madhore në vlerat universale dhe ta dorëzojnë atë në Qendrën e Trashëgimisë Botërore për shqyrtim.

UNESCO në projekt-vendim nxit Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të përforcojnë dialogun ndërkufitar nga niveli i lartë institucional në atë operacional.

UNESCO u kërkon të dy shteteve “të sigurojnë që Komiteti i Menaxhimit të Pellgut Ujëmbledhës Ndërkufitar të funksionojë në baza të rregullta, në një dialog të dyanshëm me dhe të mbështetur nga një grup pune ndërkufitar për të siguruar që çështjet ndërkufitare të adresohen menjëherë dhe në mënyrë efektive dhe progresi të monitorohet dhe raportohet”.

UNESCO në projektvendim përsërit kërkesën e saj drejtuar Maqedonisë së Veriut që “ndryshimet në Planet e Detajuara Urbane dhe miratimi i Planeve të Zhvillimit Lokal jashtë vendbanimeve do të pezullohen derisa të kryhet një Vlerësim i Ndikimit të Trashëgimisë”

“Planet e Përgjithshme Urbanistike për Ohër dhe Strugë dhe instrumentet e planifikimit hapësinor për zonat e pandërtuara të përpunohen me urgjencë dhe në respekt të plotë të vlerave universal”, thotë UNESCO.

UNESCO kërkon që Maqedonia e Veriut të ekzaminojë sistematikisht, bazuar në kritere të qarta, shtrirjen e ndikimeve negative të ndërtesave të paligjshme dhe të vendosë se si të eliminohen ose zbuten ato efekte të padëshirueshme, duke përfshirë heqjen e ndërtimeve pa leje ose pjesëve të tyre”.

Më tej UNESCO i kërkon aqedonisë së Veriut të ndalojë ndërtimin pranë Kënetës së Studençiçës dhe kompleksit Gorica Veriore dhe Gorica 3 derisa të ndërmerren vleërsimet e ndikimit në mjedis për projektin

UNESCO i kërkon përsëri Maqedonisë së Veriut të finalizojë shpalljen e Kënetës së Studençiçës si park natyror dhe Liqenit të Ohrit si Monument të Natyrës dhe të sigurojë që masat e menaxhimit të ruajnë proceset dhe veçoritë kryesore ekologjike që kontribuojnë në vlrat universale të pronës.

Maqedosnsië së Veriut i kërkohet nga UNESCO të dorëzojë në Qendrën e Trashëgimisë Botërore, pas përfundimit, studimin e fizibilitetit për Planin Urbanistik për zonat dhe ndërtesat me rëndësi shtetërore në brezin bregdetar të rajonit të Ohrit.

Gjithashtu UNESCO i kërkon Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut që të dorëzojnë në Qendrën e Trashëgimisë Botërore për shqyrtim nga ICOMOS të gjithë dokumentacionin e projektit në lidhje me projekt-propozimin për kishën e hershme të krishterë në Lin dhe projektin për rehabilitimi i shëtitores përgjatë liqenit në Strugë.

UNESCO nxit tw dy shtetet të ndërmarrin një Vlerësim të Ndikimit në Mjedis për ndikimin e mundshëm në vlerat universal të çdo rruge alternative të Korridorit VIII-të hekurudhor, për të cilën duhet të përgatitet studimi i fizibilitetit në vitin 2024, dhe t'i dorëzojnë të gjitha vlerësimet dhe informacionin teknik përkatës UNESCOS .

UNESCO në analizën e saj vëren me shqetësim se zhvillimi në shkallë të gjerë rreth liqenit, veçanërisht pranë qendrave kryesore urbane, ka cënuar cilësitë e ansamblit jashtëzakonisht harmonik.

Gjendja e ruajtjes së pronës nuk po përmirësohet dhe nuk ka prirje pozitive për të filluar rikthimin e integritetit të saj” , thotë UNESCO.

Liqeni i Ohrit, është një nga liqenet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik dhe llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në botë. Pjesa më e madhe e liqenit i përket Maqedonisë së Veriut, kurse pjesa tjetër i përket Shqipërisë. Në bregun e liqenit shtrihen tre qytete të mëdha: Ohri dhe Struga në Maqedoni dhe Pogradeci në Shqipëri.

Pjesa maqedonase e Liqenit të Ohrit u pranua në Listën e Trashëgimisë Botërore të në vitin 1979, fillimisht si pasuri natyrore, dhe një vit më vonë si pasuri natyrore dhe kulturore ndërsa pjesa shqiptare u pranua në vitin 2019.

XS
SM
MD
LG