Lidhje

Kosovë, temperaturat e larta dëmtojnë biznesin e vogël


Një valë të nxehti ka goditur pjesë të Evropës qendrore dhe jugore ditët e fundit, ndërsa termometri në kryeqytetin e Kosovës regjistroi të premten temperaturën prej 36 gradë Celsius. Vapa e madhe ka bërë që njerëzit të mbyllen në shtëpi, një veprim që po dëmton bizneset e vogla në Prishtinë dhe përreth.

Kosovë, temperaturat e larta dëmtojnë biznesin e vogël
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:11 0:00


Të premten, temperaturat në kryeqytetin e Kosovës arritën në 36 gradë Celsius, duke i detyruar banorët e Prishtinës që të qëndrojnë brenda në shtëpitë e tyre. Kjo valë nxehtësie ka bërë që rrugët dhe baret e Prishtinës të boshatisen.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë vendosi të premten që të kufizojë orarin e punës nga data 13 deri më 20 korrik për disa kategori. Në vendim thuhet se “gratë shtatzëna duhet të lirohen që mos shkojnë në punë ose të punojnë nga shtëpia”.

Sipas vendimit qytetarët me sëmundje kronike nuk lejohen të punojnë më shumë se katër orë në ditë, ndërsa ndalohet tërësisht puna në sektorin e ndërtimtarisë në mjedise të hapura nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

Një valë e nxehtë ka bërë që temperaturat të arrijnë nivele të larta në pjesë të ndryshme të Evropës qendrore dhe jugore. Moti i nxehtë në Kosovë ka bërë që shumë më pak njerëz të frekuentojnë baret dhe restorantet, duke dëmtuar biznesin e vogël.

“Për momentin është shumë vapë, sidomos gjatë ditës kur temperaturat rriten. Kjo po e dëmton shumë biznesin sepse njerëzit nuk dalin jashtë në këtë vapë”, thotë Migjen Dema, pronar i një lokali në Prishtinë.

Meteorologu Mendim Rugova thotë se që nga vitet 1980, temperaturat në Kosovë janë rritur mesatarisht me 2.5 gradë Celsius. Ai tha se vala aktuale e të nxehtit mund të zgjasë deri në fund të korrikut.

XS
SM
MD
LG