Lidhje

Tiranë, opozita proteston për largimin e kryebashkiakut Erjon Veliaj


Protesta e opozitës para bashkisë së Tiranë
Protesta e opozitës para bashkisë së Tiranë

Në Tiranë, përkrahës të opozitës protestuan përsëri para bashkisë së kryeqytetit, duke kërkuar largimin nga detyra të kryebashkiakut Erjon Veliaj.

Ata dogjën disa goma automjetesh në hyrjen e bashkisë, duke bërë thirrje për hetime të thelluara mbi aktet korruptive në këtë institucion.

Këto protesta vazhdojnë prej më shumë se dy muajsh, kur Struktura e Prosaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar arrestoi nën dyshimet për afera korruptive disa drejtorë e ish drejtorë të bashkisë me kompaninë 5D.

Opozita beson se edhe kryebashkiaku Veliaj është i përfshirë në këto afera korruptive, dhe kërkon shkarkimin e tij nga detyra, si dhe hetime për lidhjet e tij me vartësit.

Zoti Veliaj i ka mohuar këto akuza të opozitës, dhe është distancuar nga vartësit, duke deklaruar se drejtuesi nuk mund të jetë në dijeni për çdo akt të punonjësve të tij.

Ai ka theksuar se nuk ka firmosur asnjë dokument, prej të cilit mund të jenë shpërdoruar fondet publike.

Krahas aferës së kompanisë 5D, SPAK-u po heton edhe për inceneratorin e Tiranës.

Po ashtu është bërë e ditur që hetime kanë nisur edhe për gjendjen pasurore të zotit Veliaj dhe familjarëve të tij të afërt.

XS
SM
MD
LG